SYRI TV/ ‘Urimi për Çlirimin nga ambasada e ShBA’, reagon Komanda Amerikane. EUCOM: Shqipëria u çlirua 2 herë

15:59, 30/11/2022
A+ Aa A-

Pas urimit të bërë nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim më 29 nëntor për çlirimin e shqipërisë ka ardhur edhe reagimi i Qendrës së Komandës Amerikane në Europë.

Një ditë më parë ambasada e SHBA shpërndau një njoftim duke uruar për 29 nëntorin, ditën e caktuar nga ish-regjimi hoxhist si ditë çlirimi, duke e njëhësuar me atë të Partisë Komuniste të Jugosllavisë.

Por duket se Qendra e Komandës Amerikanë në Europë ka bërë edhe korrigjimin e nevojshëm, duke shënuar se Shqipëria u çlirua dy herë, në nëntor të 1944 nga pushtimi nazifashirtë, por edhe në 1991, kur populli rrëzoi diktaturën komuniste. 

‘Në Ditën e Çlirimit të Shqipërisë, ne reflektojmë se si u çlirua vendi në 1944 nga tirania e Boshtit nazfashist si dhe kur populli i Shqipërisë hodhi poshtë diktaturën komuniste duke sjellë demokracinë në vitin 1991. Sot, vendi qëndron me krenari përkrah aleatëve të NATO-s dhe partnerëve evropianë’, shkruhet në postimin e EUCOM në Facebook.

Një ditë më parë, ambasadorja Yuri Kim u bë pjesë e festimeve të çlirimit sëbashku me drejtuesit socialist të shtetit. Në këto festime nuk munguan as idhtarët e Enver Hoxhës, të cilët nderuan parakalimet e zyrtarëve me grusht dhe pankarta të ish-diktatorit.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco