Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

Protesta e 6 dhjetorit/ Meta: Do të jetë një manifestim pro-europian, sigurinë e cenon vetëm mafia shtetërore

Protesta e 6 dhjetorit/ Meta: Do të jetë një manifestim pro-europian, sigurinë e cenon vetëm mafia shtetërore

12:14, 29/11/2022
A+ Aa A-

Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike do të protestojnë së bashku më 6 dhjetor. Vendimin e bëri me dije sot kreu i PL, Ilir Meta, pas homazheve të kryera në memorialin “Nënë Shqipëri”, në Varrezat e Dëshmorëve, me rastin e 29 nëntorit.

"Nëntori për ne shqiptarët është muaji i pavarësisë, çlirimit e lirisë. Dhjetori po kështu për të gjithë shqiptarët e ndershëm patriotë e liridashës është muaji i demokracisë dhe muaji i Evropës. Pa asnjë diskutim që në 6 dhjetor ne do jemi të gjithë për të brohoritur dhe një herë tjetër që do e bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa. Një vend të lirë ku t’i jepet fund kapjes së shtetit e instalimit të mafies në pushtet. Një vend ku askush të mos e frenojë më aspiratën për t'u anëtarësuar në BE.

Ne i jemi shumë mirënjohës BE, që pavarësisht nga mungesa e vullnetit politik të qeverisë aktuale, që ka bërë cdo gjë për të minuar çeljen e negociatave, mori një vendim për shkak dhe të zhvillimeve më të fundit në kontinent, duke vendosur në plan të parë rëndësinë gjeopolitike të përshpejtimit të integrimit të Ballkanit Perendimor e ne jemi të bindur që kjo kërkon angazhim të gjithë forcave të brendshme për të përshpejtuar reformat që të ecë me meritë e të jetë shembull për demokracinë, shtetin ligjor," tha Meta.

Ai shtoi se protesta në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' nuk përbën cenim për perimetrin e sigurisë së samitit, por shtoi se është mafia në pushtet ajo e cila e kërcënon sigurinë në këtë vend.

“Siguria në Shqipëri është gjithmonë nën kërcënimin e mafias në pushtet dhe kurrësesi të qytetarëve të lirë të saj. Së dyti nuk është njoftuar protestë ndaj kryetarit të bashkisë pasi bileta e tij është pa kthim më 14 maj, por është njoftuar një manifestim pro-europian që gjithë Shqipëria kërkon të japë një mesazhë mirënjohjeje për vendimin, e ritheksoj edhe njëherë vendimin strategjik të BE-së për të nxitur vendet e Ballkanit Perëndimor drejt rrugës evropiane.

Në Shqipëri nuk duhet të ketë asgjë më të rëndësishme se Kushtetuta dhe mbi Kushtetutën është vetëm populli. Ne e kemi bërë të qartë që dhjetori është muaji i demokracisë dhe qytetarët e kanë vetë thirrjen nga brenda. Do të jetë një manifestim pro-europian që kërkon t’i japë fund kapjes së shtetit”, tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco