Koncert bamirësie për Ukrainën në Tiranë/ Bandat e ushtrive të Shqipërisë, SHBA dhe vendeve të NATO-s performojnë në 110-vjetorin e Pavarësisë

Koncert bamirësie për Ukrainën në Tiranë/ Bandat e ushtrive të Shqipërisë, SHBA dhe vendeve të NATO-s performojnë në 110-vjetorin e Pavarësisë

09:09, 27/11/2022
A+ Aa A-

Me rastin e 110 vjetorit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë do të zhvillohet një koncert ku do të performojnë mbi 300 artistë nga orkestrat simfonike të trupave ushtarake të Shqipërisë, Kosovës dhe vendeve të ndryshme të botës.

Kryeministri Edi Rama në një status në Facebook shkruan se koncerti do të zhvillohet më 3 dhjetor në orën 19:00 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Sipas kreut të qeverisë, të gjitha të ardhurat e marra nga shitja e biletave do të shkojnë në mbështetje të familjeve me fëmijë të lënduar nga lufta në Ukrainë.

Postimi i Plotë i Edi Ramës:

“110 VJET Forca të Armatosura SË BASHKU PËR PAQEN”

Për herë të parë një koncert ku do të performojnë mbi 300 artistë nga Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura, Banda e Ushtrisë shqiptare si dhe Bandat e ushtrive të Kosovës, vendeve të NATO, si SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Sllovenia

Më 3 dhjetor 2022, ora 19:00 në Pallatin e Kongreseve.

Të ardhurat e realizuara nga biletat do të shkojnë në mbështetje të familjeve me fëmijë të lënduar nga lufta në Ukrainë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco