Banditizmi i Ramës që bllokon në Kuvend, vendimin e Kushtetueses për tubimet!

Banditizmi i Ramës që bllokon në Kuvend, vendimin e Kushtetueses për tubimet!

14:15, 26/11/2022
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili.

Bllokimi i projektligjit të paraqitur nga deputetët e Partisë së Lirisë, Kryemadhi, Vasili dhe Xhixho, për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për "Tubimet" është prova e banditizmit të rilindasve, që kanë zaptuar Kuvendin e Shqipërisë.

Kuvendi rilindas si kurrëherë më parë, ka guxuar të bllokojë edhe zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga frika e tmerrshme prej protestave.

Banda e Edi Ramës, që ka zaptuar parlamentin, po sillet si vandalë politikë, shkatërrimtarë e shkallmues të institucionit të Kuvendit.

Kuvendi duhet të kishte ndryshuar që një vit më parë Kodin Penal sipas vendimit të Kushtetueses që e urdhëron këtë.

Në përgjigje të bllokimit të qëllimshëm nga Kuvendi, deputetët e Partisë së Lirisë paraqitën projektligjin që qëndron i bllokuar me muaj të tërë.

Banditët e Edi Ramës votojnë me vrap hajdutërinë e Portit të Durrësit, kurse vendimin e Gjykatës Kushtetuese e bllokojnë.

Kjo është fytyra e banditizmit politik të shkallmuesve të Edi Ramës në Kuvend.

Kryetarja e Kuvendit, Nikolla, është njoftuar me letër zyrtare nga unë, muaj më parë, por bllokimi i qëllimshëm vazhdon. Dhe ka surrat e flet për qeverisje Edi Rama.

P.S. Letra drejtuar Nikollës dhe projektligji i deputetëve të Partisë së Lirisë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco