Berisha: Për 51 shpirtra të marrë nga korrupsioni qeveritar, nuk ka drejtësi

Berisha: Për 51 shpirtra të marrë nga korrupsioni qeveritar, nuk ka drejtësi

12:19, 26/11/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot nw bashkëbisedimin me qytetarwt nw median sociale, se tre vjet pas tërmetit vrastar, nuk ka asnjë drejtësi pwr 51 viktimat.

“Sot është një ditë, në të cilën tre vjet më parë, një tërmet i rëndë, i fuqishëm, tronditi thellësisht Shqipërinë dhe në qarqet e Lezhës, Krujës, Durrësit, Tiranës, bëri dëme të mëdha materiale, por mbi të gjitha, 51 qytetarë mbetën në rrënojat e këtyre shtëpive nga ky tërmet.

Më dramatike, vdekjen e pafajshme të këtyre fëmijëve, grave dhe burrave, në Thumanë dhe Durrës, që dhanë shpirt nën rrënojat e shtëpive të tyre, e bën fakti se të gjithë ata, në rast se ky shtet dhe ky kryeministër, do kishte dëshmuar përgjegjësinë me minimale, do jetonin dhe do ishin të gjallë midis nesh sot.

E them këtë, sepse të gjitha viktimat e Thumanës dhanë shpirt në rrënojat e pallateve të deklaruara të pabanueshme nga tërmeti i shtatorit të atij viti, por babëzia dhe korrupsioni nuk lejoi që ata të largoheshin, të sistemoheshin në banesa të tjera dhe të mos mungonin sot.

Unë jam këtu për t’u shprehur ngushëllimet më të ndjera familjeve që humbën të dashurit në rrënojat e pallateve në Thumanë dhe Durrës.

Theksoj se për 51 shpirtra të marrë nga korrupsioni qeveritar, nuk ka sot asnjë drejtësi. Ata pak njerëz që u arrestuan, në vend që të arrestoheshin ministra e zëvendësministra, të jepte dorëheqje Edi Rama, sot ata u liruan në këtë trevjetor, si për të mbytur së dyti ata që ranë në rrënojat e tërmetit.

Kurse Edi Rama grabiti mandatin e tretë dhe vazhdon të përdorë me cinizëm pushtetin për të vjedhur, për t’u pasuruar dhe larguar shqiptarët nga Shqipëria,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco