Tre vite nga tërmeti i 26 nëntorit, Hoxha: Drama bëhet më e madhe kur edhe çadrat po ju kërkohet t’i kthejnë

17:27, 25/11/2022
A+ Aa A-

Redaktori i Syri Tv, Julian Hoxha, komentoi në Edicionin e Pasdites me Armela Ferkon, procesin e rindërtimit tre vite pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

Pyetur se si është jeta e këtyre mijëra banorëve, Hoxha u shpreh se fatkeqësisht qindra familje vazhdojnë të gdhihen në çadra.

Hoxha shton se drama bëhet edhe më e thellë, kur edhe çadrat të cilët janë të dhurara nga fondacione të ndryshme,po ju kërkohen mbrapsht.

Jeta e këtyre banorëve vijon të jetë një dramë e përditshme sidomos e atyre që presin prej 3 vitesh në rrethe të marrin një shtëpi të re. Ne me koleget në rrethe kemi përgatitur një material ku trajtojmë histori njërëzore që sjellin deshmi dramatike, ndoshta më dramatike se ai mëngjes i para 3 viteve.

Po bëhet dimri i katërt dhe këto familje jetojnë ende në çadra ose në kasollet e bagëtive. Është i trishtë rasti i dy të moshuarve të cilët nuk kanë marrë asgjë nga shteti, madje nuk kanë përfituar as bonus qiraje.

Edhe në zonën e Kurbinit janë me dhjetëra familje të cilat jetojnë ende në çadra, nuk kanë përfituar asgjë, as bonus qeraje dhe jetojnë në çadra, madje dhe çadrat janë të dhuruara nga fondacione të ndryshme apo të siguruara në rrugë private që për fat të keq ju kërkohen t'ju rikthehen mbrapsht. Dhe këtu drama bëhet më e madhe dhe më e dhimbshme” , u shpreh Hoxha. 

***

Ndërkohë ditën e nesërme, Syri Tv do të transmetojë një speciale lidhur me procesin e rindërtimit dhe si janë braktisur qytetarët e prekur nga fatkeqësia e 2019-ës. Momente ekskluzive me familjet që ende jetojnë në çadër dhe të tjerat që kanë përshtatur në banesë kasollen e bagëtive. Sepse rindërtimi i premtuar nga qeveria nuk po realizohet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco