Lajmi i fundit

LIVE/ Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Afera e Portit të Durrësit, Aulon Kalaja: Cënohet siguria kombëtare! Ja çfarë duhet të bëjë opozita

21:09, 15/11/2022
A+ Aa A-

Aktivisti Aulon Kalaja, i ftuar në emisionin 'A Show' në Syri Tv komentoi aferën e Portit të Durrësit. Aulon Kalaja është i mendimit se opozita duhet të prodhojë politikë dhe të përdorë forma të reja kundër qeverisë ndërsa shtoi se afera e Portit të Durrësit cënon sigurinë kombëtare.

Sipas Aulon Kalasë, opozita duhet të fokusohet tek agjenda e qeverisë për shpopullimin, tek inceneratorët dhe tek Porti i Durrësit ndërsa theksoi se opozita ka edhe betejën për ekzistencën e vet.

"Opozita ka bërë diçka të mirë këto ditë, ka çuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e Butrintit. Lajm i mirë. Të luftojmë me mjetet që kemi deri sa të shpikim mjete të reja.

Të gjitha format e protestave duhen përqafuar. Duhet një qëndresë e madhe në Parlament. Mesa duket na ka marrë malli për qëndresën e 2008-ës kur u ndryshua kodi zgjedhor, ku unë kam qenë kundër.

Ajo qëndresë e pak deputetëve na bëri krenarë që jemi dhe ne vendas apo shqiptarë për t'i treguar botës se ka disa njerëz kundër disa ndryshimeve Kushtetuese.

Edhe në këtë rast, qëndresa brenda Parlamentit apo takimet me qytetarët për të decentralizuar protestën, kur ka në Durrës, të jemi në Durrës, kur ka probleme në Parlament, të jemi në Parlament. Edhe për tu ngujuar, pse jo.

Kjo është forma e re e opozitës, pasi Rama na ka injoruar dhe duhet të shpikim mjete të reja. Tani është koha për reflektim. Duhet të jemi aty ku kanë nevojë qytetarët.

Çështja e Portit të Durrësit vendos në pikëpyetje sigurinë kombëtare, kjo është A-ja dhe ZH-ja e këtij diskutimi.

Të tjerat janë çështje korrupsioni e parash që s’dua të futem. Opozita ka probleme me narrativën në këto momente.

Çështja kryesore duhet të jetë agjenda e shpopullimit duke futur edhe inceneratorët, Butrinitin, Portin e Durrësit.

Këto bëhen për t’i nxirë jetën shqiptarëve që të largohen nga vendi i tyre. Jemi bërë një vend që nuk durohet më. Opozita ka një betejë për ekzistencën e vet.”-tha Kalaja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco