‘Shqiptarët duan të kthehen’/ Çaushaj: Duhet të ndërrohet kjo qeveri, ndryshe do ikin të gjithë

‘Shqiptarët duan të kthehen’/ Çaushaj: Duhet të ndërrohet kjo qeveri, ndryshe do ikin të gjithë

22:20, 09/11/2022
A+ Aa A-

Aktivistja Rezi Çaushaj tregoi haptazi dëshirën e rikthimit të shqiptarëve në vendin e tyre.

E ftuar në emisionin “Këndi i Pano Sokos” Çaushaj shprehet se nëse në Shqipëri do të ketë një ndryshim planesh politike dhe vendi të qeverisej nga figura të reja politike mundësia e kthimit të shqiptarëve do të jetë pozitive.

"Dëshira që shqiptarët të kthehen ekziston. Kjo dëshirë krijon dhe mundësinë për ti kthyer, por sesa do të mundemi  gjithmonë varet nga dy gjëra: Politika dhe Drejtësia. Nëse këto të dyja nuk ndryshojnë pak gjë do të ndryshojë edhe në këtë trend. Është e vërtetë që nuk është e lehtë të jetosh jashtë vendit, por ne nuk po kërkojmë diçka të lehtë, po kërkojmë që mundi jonë që ne po e bëjmë këtu nuk po na kthehet në një jetë dinjitoze, ndërsa atje nëse mund të punojmë në një profesion të çfarëdoshëm jo vetëm që fitojmë një jetë dinjitoze, por fitojmë një jetë më dinjitoze se profesionistët në vendin tonë. Kështu që ne duhet të bëjmë një plan 10 vjeçar ku në radhë të parë duhet të kemi nje rotacion politik, të kemi ndryshim elitash, duhet të kemi mundësinë që forca të reja politike të hyjnë në qeverisjen e vendit. Nga kjo pastaj ndryshon gjithçka".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco