Teliti: Rama po e kalon me urgjencë Portin e Durrësit se i duhen paratë e ‘çunave’ për fushatë

Teliti: Rama po e kalon me urgjencë Portin e Durrësit se i duhen paratë e ‘çunave’ për fushatë

18:56, 09/11/2022
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Dorian Teliti duke folur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon, gjatë diskutimeve për kalimin me urgjencë që Rama po i bën lejeve të ndërtimit në Portin e Durrësit, është shprehur se, atij i duhen paratë e bandave për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 14 majit.

‘Problemi më tepër qëndron në faktin se kur ti nuk di se kush janë investitorët, se nuk është hera e parë që ka ndodhur projekte të tilla.

Fakti është se ne nuk duhet të ulemi në negociatë me persona që kanë besueshmëri afër zeros. Nëse ndërrohen çdo 1-2 javë përfaqësuesi, aksionerët, firmat etj., kjo është një kambanë alarmi’, - tha Dorian Teliti gjatë ‘Task Force’ në SYRI TV.

‘Do të vijnë çunat e Durrësit, bandat e Durrësit, do vijnë dhe do thonë, ma jep mua një kullë, do vijë tjetri, më jep mua një kullë tjetër, tjetri do një hotel. E të gjithë këta janë investitorët historikë edhe të fushatave elektorale të PS-së.

Por ata duan një produkt, me të vërtetë ata po japin paratë, por ky do ju thotë ja e kalova ligjin, e kam firmosur një kontratë, pavarësisht se aty mbrapa mund të jenë serbë, rusë, bjellorusë. Ai thotë unë kam një kontratë, më sillni paratë që ti përdor për fushatë’, - theksoi në SYRI TV, Dorian Teliti gjatë diskutimit në ‘Task Force’ për aferën e portit të Durrësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco