Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

SYRI TV/ Zgjedhjet lokale të 14 majit, Berisha: Nesër firmosim marrëveshjen me Metën

15:02, 26/10/2022
A+ Aa A-

Konkretizohet marrëvehja e bashkëpunimit mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë  për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Kryedemorkati Sali Berisha  dhe ish-presidenti Ilir Meta janë takuar këtë të mërkurë  në selinë blu, ku u diskutua mbi primaret dhe koordinimin e aksionit opozitar.

Berisha e Meta konfirmuan marrëveshjen e nesër pritet firmosja e saj.

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë do të nënshkruajnë këtë të enjte marrëveshjen e  bashkëpunimit per zgjedhjet lokale të  14 majit dhe aksionin opozitar. 

Kryetari i PD, Sali Berisha priti në një takim 30 minutësh në seli, shefin e PL, Ilir Meta. Në një deklaratë për mediat pas takimit, Berisha foli për konkretizimin e  marrëveshjes  mes tyre.

Kjo u konfirmua edhe nga kreu i PL menjëherë pas takimit, dhe në konferencën që zhvilloi më me mediat, Ilir Meta. Ai deklaroi se PL do të bëjë propozime  në ato zona ku ka kandidatë potencial, të cilët më pas do ti bashkohen primareve të PD

Shefi i PL, zbardhi edhe propozimin konkret që i ka bër Berishës për Këshillin Bashkiak, duke theksuar se ky institucion do tu kthehet qyetetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco