Berisha: Më 12 nëntor do jetë protesta më e madhe që ka njohur vendi

12:48, 26/10/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, njoftoi sot se më 12 nëntor do mbahet protesta e madhe.

“Opozita nis më 12 nëntor betejën kundër regjimit,” tha ai.

“Jam këtu për të informuar opinionin publik shqiptar se opozita shqiptare, PD, PL dhe forca të tjera opozitare, nisin me datën 12 nëntor, betejën e madhe kundër regjimit të urryer, absolutar, regjimit të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë. Regjimit të partisë-shtet, regjimit të Edi Ramës.

Në të katër anët e Shqipërisë po bien sirenat e urrejtjes ndaj monizmit të Edi Ramës. Në të katërt anët e Shqipërisë po bien sirenat e alarmit ndaj gjendjes katastrofave të krijuar nga vjedhjet të pasurive publike dhe fondeve buxhetore të qytetarëve shqiptare. Vjedhjet e buxheteve familjare përmes çmimeve të larta, pabarazisë absolute para ligjit në Shqipëri”.

“Ka pasur dhe ka një interes të jashtëzakonshëm për protestat dhe përballjet me regjimin e partisë-shtet. Unë kam besimin më të madh se të rinjtë, të rejat e Shqipërisë, që ndodhen në vend dhe ata që janë larguar për shkak të pamundësisë së tyre për të përballuar jetën në Shqipëri, burrat dhe gratë e këtij vendi, do bashkohen në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria më 12 nëntor, për t’i dhënë përgjigjen e merituar, Edi Ramës dhe klikës së tij në pushtet,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

E.Fuga26/10/2022 13:38

Përse ndikohesh nga Meta për protesta? Filp Talo është blerë! Autoriteti do të na thojë të vërteten. Meta nuk shpëton dot. Distancohu nga Meta që të negocjojmë me SHBA-të për të të hequr non graten! Oferta e fundit!

Shto koment

Denonco