Zhulali: Rama kërkon të zbehë rolin e BE-së në Shqipëri, integrimi ...

Zhulali: Rama kërkon të zbehë rolin e BE-së në Shqipëri, integrimi ...

21:48, 11/10/2022
A+ Aa A-

Ekspertja e politikave të integrimit, Ilda Zhulali duke folur në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, është shprehur se, në Shqipëri, qeveria aktualisht nuk ka mentalitet për integrimin.

Duke folur në SYRI TV, Zhulali është shprehur se Edi Rama si kryeministër, ka ndjekur një vijë logjike për të ulur rolin e BE-së në Shqipëri.

‘Nuk ekziston mentaliteti i qeverisë për integrimin, pasi shqiptarët janë kërkues. Kudo që kanë vajtur, kanë qenë kërkues ndaj vetes dhe kanë marrë më të mirën e vendeve ku kanë shkuar dhe kanë dhënë edhe më të mirën e vet.

Fakti që shqiptarët nuk e gjejnë veten dhe duan ti ikin këtij realiteti të zymtë, tregon se shqiptarët janë kërkues. Këtë të mirë e kërkojnë në vende të Europës, aty ku kemi edhe numrin më të madh të azilkërkuesve.

Unë jam e shqetësuar sepse kryeministri ka ndjekur një vijë llogjike, që është përpjekur gjithmonë e më shumë që të zvogëlojë rolin e BE-së në Shqipëri, ta zbehë rolin, ndihmat që kanë dhënë vendet e BE-së për Shqipërinë.

Ne kemi hapur negociatat e anëtarësimit në parim. Dhe tani që duhet një përqendrim më i madh pune, jemi përballë nismave anti evropiane. Duam të bëjmë amnistinë fiskale. Të marrim një nismë ligjore që në rastin më të mirë, favorizon shkelësit e ligjit dhe në rastin më të keq bën pastrim parash masiv dhe shpëtojnë paratë që këta kanë vjedhur me tenderat’, u shpreh Ilda Zhulali gjatë ‘A Show’ në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco