Burimi: Bardhi do t’i shkojë deri në fund, vetëshkatërrimit të PD, që të mos fitohen këto zgjedhje

Burimi: Bardhi do t’i shkojë deri në fund, vetëshkatërrimit të PD, që të mos fitohen këto zgjedhje

18:28, 11/10/2022
A+ Aa A-

Analisti Genc Burimi, duke folur në ‘Task Force’ në SYRI TV, është shprehur se ftesa e kreut të PD-së, Sali Berisha ka një kusht. Është tërheqja e ankesës në gjykatë, që anulon vendimin që i dha PD-në Berishës.

Për Genc Burimin, Gazment Bardhi nuk tërhiqet nga pozicioni i tij, që çon në vetëshkatërrimin e PD-së dhe humbjes së zgjedhjeve lokale.

‘Sigurisht që ka një kusht. Kushti është tërheqja e ankesës që kanë bërë në gjykatë, që anulon vendimin që i dha PD-në Berishës. Ky është kushti.

Berisha i thotë Bardhit, hajdeni në primare. Bardhi nuk vjen në primare, ai thotë hajde bisedojmë. Në këtë moment, Bardhi nuk hy në primare. Ai nuk hyn kurrë në primare. Ai do ti shkojë deri në fund procesit të vetëshkatërrimit të PD-së, që PD të mos i fitojë këto zgjedhje.

Bardhi nuk lëviz nga pozicioni i tij. Do ta shpallin vendimi gjykata, pak kohë pas mbylljes së listës për vendoret. Berisha edhe po shkoi në këto zgjedhje me siglën e PL-së, apo një sigël të opozitës së bashkuar, do ta mund PD-në, por a do mundet kjo sigël të mundë mazhorancën. Sepse po mundi mazhorancën, kjo mazhorancë shkon në zgjedhje’, - tha analisti Genc Burimi, gjatë debatit me moderatoren Sonila Meço në ‘Task Force’ në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco