Kovaçi: Pedagogët s’do të ndalen! Rektorët presion profesorëve të mos protestojnë! Qeveria po tallet

16:38, 11/10/2022
A+ Aa A-

Kreu i sindikatës së punonjësve të arsimit të lartë, Aleksandër Kovaçi, komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv protestën e pedagogëve të cilët kërkojnë rritje page. Kovaçi tha se nuk kanë pasur deri më tani negociata me qeverinë ndërsa shtoi se do të vijojnë aktivitetin e protestës deri sa të realizohen kërkesat.

"Më datë 14, ditën e premte kemi protestën e radhës. Sa i përket peticionit, nuk është vetëm çështje pagash, por rritja e pagave është një parakusht dhe domosdoshmëri për të treguar seriozitetin e qëndrimit ndaj universitetit dhe arsimit të lartë publik. Kërkojmë dhe financim të kërkimit shkencor."-tha Kovaçi.

Më tej Aleksandër Kovaçi theksoi se rritja e pagës prej 7 për qind të cilën e propozoi qeveria, është e papranueshme pasi nuk indekson as inflacionin real. Ai u shpreh se po përballen me një mungesë respekti nga qeveria.

"Pagat kanë qenë të palëvizhshme. Vetëm profesorati ka qëndruar në vend. Jemi shumë mbrapa Malit të Zi. Mungesë respekti."-deklaroi Kovaçi.

Sakaq profesor Kovaçi deklaroi se ka presion psikologjik ndaj profesoratit dhe njerëzve që duan të marrin pjesë në protestë.

"Edhe rektorët në rrethe, është e pafalshme që duan të ndalojnë pjesëmarrjen në greva. Kjo është e drejta jonë për të protestuar."-tha Kovaçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Demokrati i Bazes11/10/2022 18:11

Rektoret hajdute, te korruptuar dhe bythelepires te Edvin Rames sigurisht qe do te bejne presion ndaj pedagogeve te nderuar!!! Por mortja i hengert pedagoget nese fillojne punen pa arritur plotesimin 100% te kerkesave te tyre!! Po qe se terhiqen. pedagoget do te humbasin gjithcka, por mbi te gjitha ata do te humbasin respektin dhe dinjitetin!!! Ose plotesim 100% te kerkesave ose asnje minute mesim neper auditore!! Pedagoget dhe studentet duhet ta kuptojne mire forcen e tyre vullkanike prej uragani dhe cunami shkaterrues per cdo regjim sado diktatorial dhe kriminale qe te jete!!!

Shto koment

Denonco