Bashkimi i dy grupeve në selinë blu minon aleancën me Berishën? Meta: Luftën e kemi me sektin e Rilindjes

Bashkimi i dy grupeve në selinë blu minon aleancën me Berishën? Meta: Luftën e kemi me sektin e Rilindjes

13:53, 11/10/2022
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një konference me gazetarët ka treguar nëse bashkimi i dy grupimeve në selinë blu minon alenacën e tij me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Meta u shpreh se ishte pikërisht ai që u përpoq t’i mbante të bashkuar dhe nxorri Partinë Demokratike nga çadra në bulevard.

Bashkimi i PD minon alenacën me Berishën?

Ilir Meta: Aleanca e Ilir Metës është me qytetarët e Shqipërisë sa i përket probleme të brendshme në PD jam përpjekur ti mbaj të bashkuar. E nxora unë nga çadra PD, ishte pjesë e një skenari mes Ramës e Bashës, edhe para 17 majit të famshëm. S’dua të hyj në çështjet e brendshme të PD. Kemi raportin me qytetarët, s’kemi raport të pandryshueshëm me askënd tjetër. Se ku qëndrojnë tjerët e kanë treguar dhe do e tregojnë në të ardhmen.

Do mbështesni kandidatët e Alibeaj?

Ilir Meta: Do ti ftojmë qytetarët dhe socialistët e ndershëm, si ai që tha jam ‘socialist por jo hajdut’, të ndëshkojnë rilindjen këtë sekt të babëzitur që nuk njeh ligj e normë njerëzore. Në këtë kohë krize të bëjnë paketa si vendet afër nesh për shtresat më të varfra, por kanë një merak si të vjedhin me inceneratorët, dhe si të fusin në stres qytetarët duke i folur për luftëra botërore. Ne kemi një luftë me sektin e Rilindjes, që largon të rinjtë, tallet me pedagogët, mësuesit dhe familjet shqiptare. Mësuesit në Shqipëri sipas raportit për të keq paguarit në rajon dhe Evropë.

Pedagogët tanë kërkojnë që sot të kenë pagat e kolegëve të tyre në Kosovë pas 2 vitesh. Janë treguar të arsyeshëm. Të rritet 50% për 2 vite.

Një shofer i shtetit të Kosovës merr më shumë se një ambasador i Shqipërisë, por bëjnë sakrificë të madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco