SYRI TV/ ‘Bashkia nuk investon se jemi me PD-në’: Banorët në protestë

11:06, 11/10/2022
A+ Aa A-

Banorët e një lagjeje në fshatin Sheqishtë të Patosit protestuan, për shkak të amortizimit të rrugës dhe mungesës së pastrimit të mbetjeve urbane. Banorët thonë se shkak i mungesës së investimeve, janë bindjet e tyre politike

SYRI TV

Janë rreth 400 metra rrugë dhe kanalizime, të cilët u shërbejnë dhjetëra banorëve në lagjen “Kocaqe” në fshatin Sheqishte të Zharrzës, të cilat kanë nevojë për investime.

Banorët protestuan, duke u shprehur se prej vitesh Bashkia nuk investon në zonën e tyre, duke bërë që rruga të amortizohet ndërsa mbetjet urbane të dekompozohen pa u pastruar.

Ata thonë se Bashkia e Patosit i diskriminon për shkak të bindjeve politike.

Banorët thonë se ditët në vijim do të zhvillojnë një protestë para Bashkisë së Patos, për shkak të lënies në harresë nga ky institucion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco