Mediat gjermane: Shqipëria mbyll shkollat pas presionit të Turqisë

Mediat gjermane: Shqipëria mbyll shkollat pas presionit të Turqisë

10:01, 10/10/2022
A+ Aa A-

Lajmi se Shqipëria ka nisur të mbyllë shkollat në vend pas presionit të Turqisë po bën xhiron e botës.

Portali gjerman, DTJ, shkruan se “qeveria në Shqipëri ka mbyllur një shkollë dhe një kopsht fëmijësh”.

“Kjo nuk është një dukuri e zakonshme, sepse qeveria turke e presidentit Erdogan, mesa duket kishte ushtruar presion paraprakisht,” shkruan portali.

“Si rezultat i presionit diplomatik nga Ankaraja, qeveria në Shqipëri ka mbyllur kolegjin turk ‘Mehmet Akif’ të fondacionit Gulistan në Tiranë dhe kopshtin ‘Zubeyde Hanim’, që operohet nga rrjeti arsimor ‘Turgut Ozal’."

Portali shkruan se zyrtarët e shkollës kanë njoftuar se do të apelojnë urdhrin.

“Që në vitin 2020, policia shqiptare sulmoi shkollën ‘Turgut Ozral’ në kryeqytetin e vendit dhe sekuestroi dokumentet e mësuesve dhe nxënësve pa urdhër paraprak gjykate,” thuhet në shkrim.

Portali thekson edhe rastet e deportimeve nga Tirana me urdhër të Erdoganit si dhe ekstradimin e turkut Emre Olur.

“Me veprimet e saj kundër shkollave private turke, qeveria shqiptare po përpiqet që të përmbushë pritshmëritë nga Ankaraja. Megjithatë, kjo nuk është e vetmja zonë. Gjatë viteve të fundit, qeveria e Erdoganit ka gëzuar edhe favore të tjera nga Tirana”, thekson shkrimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco