Lajmi i fundit

LIVE/ Erion Veliaj paraqitet në SPAK

VIDEO-SYRI TV/ Meta: I thashë ambasadores Kim që vendimi për Berishën është lobim i dyshes Basha-Rama

12:40, 25/09/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat ka dhënë detaje në lidhje me takimin e zhvilluar me ambasadoren e SHBA-së, Yuri KIm.

‘Unë i thashë ambasadores, mendimin tim që kam për çështjen e shpalljes ‘non grata’ të zotit Berisha. I shpreha bindjen time se kjo është vepër e Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, në bashkëpunim.

Pasi Lulzim Basha të gjitha vendimet e gabuara që i ka marrë në koordinim me Edi Ramën, që prej bojkotit të reformës në drejtësi, çështja e djegies së mandateve dhe falja e parlamentit dhe institucioneve të pavarura të Edi Ramës, faljes në tavolinë të të gjithë pushtetit vendor dhe as mos regjistrimit në datën 13 Tetor, që e caktoi Lulzim Basha dhe unë mora gjithë atë kosto vetëm për të shmangur konfrontimin mes dy palëve dhe njëkohësisht për të krijuar mundësinë për zgjedhje gjithëpërfshirëse lokale në mënyrë që Shqipëria të merrte çeljen e negociatave.

Të gjitha këto vendime ja ka faturuar zotit Berisha dhe ky është një akt, vendim i SHBA që nuk kemi pse ta diskutojmë. Por njëkohësisht, seriozisht i thashë, që të thotë në Uashington që, të paktën unë personalisht e vlerësoj efektin pozitiv të këtij vendimi që as nuk kam qenë dhe nuk jam dakord, pasi nuk e vlerësoj të merituar dhe proporcional, se pa një vendim të tillë do të kishin përsëri Lulzim Bashën, kryetar të PD-së, dhe ky nuk është ndonjë sekret.

Ne nuk bëjmë zgjedhje mes zotit Berisha dhe Amerikës, mes PD dhe Amerikës, mes dikujt tjetër dhe Amerikës. Ne kemi programin tonë si Parti e Lirisë, i cili është 100% i pavarur edhe nga vetë PD-ja. Nuk ndërhyjmë në proceset e zgjedhjeve të PD-së dhe i qëndrojmë programit tonë për të përmbushur detyrimet tona ndaj partnerit tonë, SHBA, për të përmbushur detyrimet tona si vend anëtar i NATO dhe për të përshpejtuar me ritme marramendëse të reformës dhe luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar që janë kyçe për çeljen e negociatave’, tha kreu i PL-së, Ilir Meta pas pyetjeve të gazetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco