Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

DEA në Shqipëri, Meta: Këtu duhet të ishte qendra më e madhe në botë

DEA në Shqipëri, Meta: Këtu duhet të ishte qendra më e madhe në botë

13:08, 20/09/2022
A+ Aa A-

Pak ditë më parë, DEA solli përfaqësuesin e saj në vendin tonë. Ilir Meta u pyet për këtë në një konferencë për mediat, këtë të martë.

Ai u shpreh se një nga qendrat kryesore në botë ta kishte në Shqipëri.

“Sipas të dhënave ndërkombëtare, i bie që DEA, një nga qendrat kryesore në botë ta kishte në Shqipëri, po t’i referohemi volumit të trafikut që qarkullon. Kjo nuk është një ekzagjerim. Përmasat janë të jashtëzakonshme, që nuk kanë asnjë lidhje me përmasat gjeografike dhe demokrafike të vendit tonë. Si një vend që ka një pozitë të caktuar gjeostrategjike, është një vend shumë i preferuar nga trafikantët. Lufta kundër trafikut të drogës ka qenë një prioritet prej dhjetë vjetësh, por ka mbetur në vend”, u shpreh Meta.

"Sot sa i takon cenimit të sigurisë kombëtare, nuk ka fëmijë që nuk kupton sa rëndë është cenuar siguria, kur është goditur edhe truri i vetë Policisë së Shtetit. Njeriu i papërgjegjshëm e ka kthyer Shqipërinë në han pa porta, e mbyti me banane dhe kulla që pastrojnë me miliarda euro. Po të kishte përgjegjësi nuk do të ishte Shqipëria në këtë situatë".

Katër ditë më parë, Ambasada e SHBA njoftoi se ka mbërritur në Shqipëri agjenti special i Administratës së Zbatimit Ligjor kundër Narkotikëve (DEA), Brendan Leddy.

“Ambasadorja Kim u takua me agjentin special Leddy për ta mirëpritur atë në ekip dhe për të diskutuar të ardhmen e pranisë së DEA-s në Shqipëri. Agjenti Special Leddy së bashku me personelin shtesë të DEA-s do të bashkëpunojnë ngushtë me SPAK dhe homologët shqiptarë të zbatimit të ligjit për forcimin e partneritetit në operacionet ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar. Agjenti Special Leddy do të mbështesë më tej ndërtimin e aftësive në teknikat e hetimit kundër narkotikëve”, thuhet në njoftimin e ambasadës në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku20/09/2022 13:56

Brendan Leddy takoi fillimisht Kimeten që të marrë informacion se si të bëhet miliarder në Shqipëri, duke përfituar nga eksperienca e pasur e Don Lu dhe Yuri Kim alias Kimete.

Maloku20/09/2022 13:20

Nuk kalind ai burre skoma qe ti ktheje tosket nha komuniste ne demokrate. Perndryshe kombi do kishte shpetuar.

Shto koment

Denonco