Ish-zyrtari i FBI i lidhur me rusët/ Rama: Ka qenë dhe do të jetë miku im

Ish-zyrtari i FBI i lidhur me rusët/ Rama: Ka qenë dhe do të jetë miku im

11:55, 17/09/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka folur sot dhe për lajmin e dy ditëve më parë se një ish-zyrtar i lartë i FBI-së, i afërt me të, është vendosur nën hetim për lidhje me rusët.

“Cilët rusë të mitë? Shefi i kundërterrorit i FBI-së ka qenë dhe është miku im, nuk diskutohet. Nëse ai ka një çështje të tijën me drejtësinë në SHBA, është çështje e tij. Lëreni të flasë drejtësia në SHBA. Nuk bëhet drejtësia, nuk nxirren fajtorët dhe nuk bëhen akuzat në këtë farë feje se është e tmerrshme. Nuk është e tmerrshme për mua, se nuk ka asnjë problem, sepse i pres të gjitha, por është e tmerrshme për këtë popull, për këtë vend, për të gjithë ato që i konsiderojmë vlera shqiptare, parime shqiptare. Çfarë të them më shumë se kaq. Bëhet fjalë për një çështje që është në SHBA, që nuk ka asnjë lidhje me mua, me qeverinë shqiptare që nuk ka asnjë biznes të çfarëdollojshme se me këtë teori i bie që ne nuk duhet të takojmë askënd sepse nesër dikush mund të ketë probleme me drejtësinë në vendin e vet”, tha Rama.

SYRI TV ka zbuluar ekskluzivisht, se miku i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, në kohën që po lobonte për një takim në SHBA, në Shqipëri hapi një kompani, ku pas blerjes së aksioneve u emërua edhe administrator i saj.

Nga dokumentet e siguruara nga Qëndra Kombëtare e Biznesit, McGonigal është aksioner dhe administrator në shoqërinë “Law Office and Investigation”.

Në të njëjtën kohë, bashkë me të aksioner të kompanisë bëhen edhe Agron Neza, që gjithashtu përmendet në dokumentet e kontakteve me rusët dhe ish-agjenti tjetër i FBI Mark Thomas Rossini, i cili aktualisht është në gjykim në Porto Riko, i akuzuar për mashtrim dhe konspiracion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco