Veliaj e pranon: Nuk ka dosje për Ilir Metën, mund ta ketë zhdukur

Veliaj e pranon: Nuk ka dosje për Ilir Metën, mund ta ketë zhdukur

23:14, 05/09/2022
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, vijon me spekulimet e tij se ka pasur një dosje për ish-Presidentin Ilir Meta si bashkëpunëtor i Sigurimit, por nga ana tjetër, kryebashkiaku i Tiranës ka pranuar se s’ka një dosje të tillë për kryetarin e Partisë së Lirisë.

Ai ngriti dyshime se dosjet mund të jenë zhdukur qëllimisht për të fshehur të kaluarën si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

“Me të drejtë kryetarja e Komisionit vjen me një kërkesë dhe thotë filani, filani nuk i ka dosjet e zhdukura.

Mund të kenë zhdukur dosjet e tyre për hir të një kompromisi politik, por nëqoftëse unë s’jam spiuni Ilir Metaj dhe ndërkohë kam zhdukur dosjen time, ndërsa kam spiunuar, janë në dosjet e tyre.

Kjo s’duhet të më bëjë imun që të mos shihet kontributi im në dosjet e secilit.

Me të drejtë komisioni i thotë Kuvendit që zbuluam që këto dosjet ekzistojnë dhe i thotë a do e hiqni këtë pengesë. Kjo është e gjitha”, tha Veliaj.

Akuzat dhe sulmet ndaj Ilir Metës nga Rama e Veliaj, vijnë në një kohë kur opozita e vërtetë ka ndezur motorët për të rrëzuar qeverinë e korruptuar.

Tashmë duket se Rama është frikësuar, dhe po përdor çdo institucion të mundshëm për të sulmuar kundërshtarët politikë.

Kujtojmë se ish-Presidenti Ilir Meta ka paditur 'Autoritetin e Dosjeve' për shpifje e falsifikim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco