Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

A po kërkojnë pazar deputetët? Ja si përgjigjet Luçiano Boçi në ‘Çim Peka LIVE’

A po kërkojnë pazar deputetët? Ja si përgjigjet Luçiano Boçi në ‘Çim Peka LIVE’

21:14, 05/09/2022
A+ Aa A-

Nënkryetari  i PD-së, Luçiano Boçi i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka folur edhe për bisedimet brenda grupit të deputetëve demokratë për tu bashkuar.

I pyetur në mënyrë të qartë nga gazetari Çim Peka, nëse deputetët që nuk janë bashkuar ende me shumicën e grupit të PD-së, kanë kërkuar pazar, nënkryetari i PD-së , Luçiano Boçi është shprehur se nuk pranohet një kërkesë e tillë.

Çim Peka: A po ju kërkojnë pazar deputetët që nuk kanë ardhur akoma?

Luçiano Boçi: Jo, jo, nuk pranohet nga ne që të bëjnë pazar sepse dhe kjo kërkesë e tyre bie. Nuk jemi nga ata që stimulojmë pazaret dhe nuk kemi vendosur standardet që suksesi i një force politike qenka peng i një pazari dhe duhet të jesh pazarxhi që të kesh sukses.

Ne kemi kërkuar thirrja e një logjike politike, dhe arsyesh për të zbatuar disa vendime që janë vendimmarrje të strukturës politike dhe që deputeti duhet ti respektojë deri në fund.  Çdo përpjekje për pazar i kemi rrëzuar poshtë, edhe pse për hir të së vërtetës nuk ka pasur tentativa të tilla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco