Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO – SYRI TV/ Berisha: Rama në Beograd si vasal, sulmon BE për të mbrojtur Vuçiçin

15:33, 05/09/2022
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha dënoi qëndrimet e kryeministrit shqiptar Edi Rama kundër qeverisë së Kosovës dhe opozozitës  së Shqipërisë, në samitin 2 ditor të Ballkanit të Hapur. Përmes një reagimi zyrtrar, Berisha tha se Rama  shkoi në Beograd si vasal i Aleksander Vuçiç. Teksa u ndal tek intervista e Ramës në gjuhën serbe,  ku thuri lavde publike ndaj Vuçiçit, dhe ju kundërvu kërkesës së BE ndaj Serbisë për rëspektimin e sanksioneve  kundër Rusisë, Berisha theksoi se kjo dëshmon kapitullimin e tij para Kremlinit.

Perveç ultranacionalistit Dodik, një mbrojtje të tillë serbomadhit Vuçiç dhe qëndrimeve të tij pro Putin, nuk i ka bërë dhe nuk ia bën asnjëri tjetër në Europë. Sipas kësaj logjike të vasalit të shpifur shqipfolës të Vuçiçit, vetëm ai e njeh mirë Serbinë dhe padronin e tij, kurse liderët e 27 vendeve anëtare të BE, jo.

Berisha tha se Edi Rama po bën avokatin e paskrupullt të Vuçiçit, ndërsa komentoi edhe  deklaratën e kryeministrit shqiptar, se presioni i BE, shkakton dëmtimin e mardhënieveve mes Serbisë dhe Perëndimit.

Domethënë sipas tij, Përendimi është i pa mend pasi një Serbi prapavije e Rusisë në zonën e saj të influencës, është më e dobishme për perendimin se sa një Serbi e shkëputur nga Rusia dhe e rreshtuar përfundimisht me Bashkimin Europian. Kjo analizë nuk është vetëm dëshmi e një vasaliteti të neveritshëm, por është de facto një kapitullim para Kremlinit dhe ambicjeve të tij ballkanike. Sipas kësaj llogjike kapitulluese, Serbia i duhet lënë Rusisë së Putinit sepse sipas tij kështu ajo e mbron më mirë Ballkanin nga Rusia dhe interesat e perendimit në Ballkan.

Lideri demokrat akuzoi më tej Ramën se është skllav që detyrohet të lexojë çfarë i diktohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco