VIDEO-SYRI TV/ Berisha: Veliaj i ndërton shkollat me 2.2 milionë euro, BE me 620 mijë euro!

VIDEO-SYRI TV/ Berisha: Veliaj i ndërton shkollat me 2.2 milionë euro, BE me 620 mijë euro!

10:30, 17/08/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë takimi me mësuesit dhe ekspertët e arsimit akuzoi qeverinë Rama se e ka lënë në harresë këtë sektor. Berisha teksa akuzoi edhe kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj se i ndërton shkollat më shtrenjtë dhe jashtë standardeve. Ai bëri me dije se me ardhjen e PD-së në pushtet do të miratohen ligje të cilat do të kenë në fokus arsimin.  

Nga SYRI TV

Lideri i opozitës Sali Berisha zhvilloi një takim me mësuesit dhe ekspertët e arsimit parauniversatar, ku denoncoi problemet e sektorit të arsimit. Ish-kryeministri Berisha akuzoi qeverinë Rama se ka hequr mësuesit nga puna për shkak të qëndrimeve që kanë mbajtur në rrjetet sociale si dhe theksoi se shkollat nuk kanë infrastrukturën e duhur.

Berisha teksa iu referua denoncimeve të mësuesëve deklaroi se Arben Ahmetaj dhe Taulant Balla kanë zhvatur taksat e qytetarëve shqiptarë si dhe janë të lidhur me bandat.

Ish-kryemininstri Berisha akuzoi edhe kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se i ndërton shkollat më shtrenjtë dhe jashtë standarteve.    

Berisha premtoi se me ardhjen e PD-së në pushtet do të miratohen ligje të cilat do të kenë në fokus, arsimin.

Sali Berisha iu bëri thirrje mësuesve dhe ekspertëve të arsimit që të bëhen bashkë në misionin e rikthimit të votës së lirë në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco