DASH ‘fshin’ Bushët nga historiku i marrëdhënieve me Shqipërinë

DASH ‘fshin’ Bushët nga historiku i marrëdhënieve me Shqipërinë

11:02, 30/07/2022
A+ Aa A-

Me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA, Departamenti i Shtetit ka publikuar një njoftim me disa fakte rreth këtyre marrëdhënieve.

Në fillim të njoftimit thuhet se presidenti Udrou Uillson bëri avokatinë e një Shqipërie të pavarur dhe më pas në vitin 1922 u vendosën marrëdhëniet diplomatike.

Këto marrëdhënie diplomatike u ndërprenë në vitin 1945 dhe më pas u rivendosën në vitin 1991.

Por në njoftim duket se gjithçka rinis me ardhjen e Edi Ramës në pushtet.

Në dokumentin e DASH nuk thuhet asgjë se kush i rivendosi këto marrëdhënie, se kush ishte presidenti i parë shqiptar që u prit në Shtëpinë e Bardhë, mbi të gjitha nuk përmendet fare fakti se një president amerikan vizitoi Shqipërinë në vitin 2007, duke shënuar kulmin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Edhe në pjesën e marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes, pavarësisht se përmenden stërvitjet e fundit ushtarake, nuk thuhet asgjë për momentin kulmor, atë të anëtarësimit të Shqipërisë në SHBA nën lidershipin e George W Bush.

Në fakt, nën ‘censurën’ e DASH kanë rënë kryesisht presidentët Bush, George HW Bush dhe i biri, George W Bush.

Duhet të kujtojmë se gazetari i njohur amerikan, Matt Palumbo, i cili ka raportuar disa herë për vendimin e pabazuar të DASH kundër Berishës, thekson vazhdimisht se Berisha është një mik i ngushtë i Bushëve.

Sipas tij, vendimi ka ardhur pas lidhjeve të ngushta mes Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken me miliarderin majtist, George Soros.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

geri30/07/2022 14:57

ju qifsha ropt juve te syrit ,dash-it ,edi rames dhe qim pekes ..

Daj Jaku30/07/2022 14:08

Pak nga pak Amerika e Sorosit po transformohet në Shqipëri të vitit 1945. Në krye të transformimeve qëndron gjithmonë monopoli i informacionit. Prandaj mos u çudisni kur të rilindë ndonjë Hitler i rradhës për tu bërë barrierë e cunamit komunist që po përmbyt Globin.

Shto koment

Denonco