'90-vjeçarja me pasuri 30 mln $'/ E moshuara për Syri Tv: Jetoj në azil. S'i njoh personat që më përfshinë në mashtrimin e inceneratorëve!

16:53, 04/07/2022
A+ Aa A-

90-vjeçarja me biznes 30 milionë dollarë në Lezhë, Haxhire Gurakuqi, ka rrëfyer ekskluzivisht për Syri Tv, të vërtetën e akuzave që rëndojnë mbi të, si përfituese e parave të inceneratorëve. 

E moshuara thotë se jeton në azil në Tiranë, pasi i është dëmtuar shtëpia nga tërmeti. 

Gruaja është e braktisur në azil dhe jeton në kushte të vështira ekonomike. 

E pyetur nëse ajo ka dijeni për bizneset që janë në emër të saj dhe përfitimet nga inceneratorët, e moshuara thotë se nuk di gjë. 

Për biznesin në Lezhë në emër të saj dhe 94-vjeçarit Thanas Çani, 90-vjeçarja shprehet ekskluzivisht për Syri Tv se nuk ka qenë kurrë në këtë qytet. 

Ajo sqaron se të dhënat e saj janë janë marrë nga pasaporta, ndërsa shton se nuk i njeh personat që e kanë përfshirë në mashtrim.

Haxhire Gurakuqi: Kam jetuar në shtëpi me qera mbi 20 vite. Tërmeti më shembi shtëpinë Iu drejtova bashkisë, nuk më ndihmoi. Jetoj në Azil që në momnetin që ra tërmeti. Nuk i njoh personat që më kanë përfshirë në këtë mashtrim. Jetoj vetëm me lekët e pensionit, kam rënë pre e mashtrimit. Mi kanë marrë të dhënat nga pasaporta. Unë as nuk e di çfarë janë këto kompani. Më thanë ke një biznes të madh në Lezhë, ndërkohë që unë nuk kam qenë kurrë në atë qytet.

Image

Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi, pronarët e kompanisë 30 milionë dollarëshe

Rrëfimi i plotë i 90-vjeçares
"Mbi 20 vite me qira. Kërkova shtëpi sociale, më kërkonin dokumente. Ngela. Ju drejtova bashkisë për shtëpi, nuk ma gjetën, nuk ma dhanë. Një në bashki, e kisha timen, u detyrua që mori këtë në telefon, i tha po e pranon me kaq lekë, se 160 mijë paguaj, do ta pranoj tha ai. Drejtoresha ime, duke parë gjendjen time i bëri thirrje nxënësve, unë kam filluar në 63-shin në shkollë, iu drejtua nxënësve, matura e 73-shit, u bënë gati 1 milionë.

Futa 600 e ca të vjetra në arkë, dy ditë që i kam mbajtur, i kam futur në dhe. Ku flija unë ishte një shtëpi vetëm me kollonat. Bashkia s'më ndihmoi.

Të ardhurat e vetme të miat janë vetëm nga pensioni. Shkoj atje më gjen dokumentet ai, më thotë, ty t'i kanë bllokuar tatimet se je debitore.

Ke biznes më tha në Laç e ku di unë, se di nga bie Lezha, s'kam shkuar kurrë. Unë kërkoja lekët e mia, 600 mijë lekë të vjetra, doja t'i merrja. Të paktën të paguaja 200 mijë. Kur më thanë, i thashë rrini rehat dhe mos u tallni me mua. Nuk jam bërë për t'u tallur, kam qenë strikte.

Kanë gjet pasaportën, e marrin dhe atje ku dalim në fotografi, ato te gjendja civile, paguan atje një sasi lekësh. Pasaportën e kam dorëzuar në Laprakë. Nuk e di ku e kam bërë tani, nuk më bie ndërmend. Nuk kam dyshime. Kur shikoj unë, ua i thashë, e kisha marrë lajmërimin se mi kishin bllokuar. I thashë, o gra, ikni dhe mos më tallni. Shkoj te ai i bankës i them, dëgjo këtu, s’më ngelet gjë tjetër, t’iu hedh në gjyq, se më keni bllokuar lekët. I thashë shikoje sa biznesmene jam unë.

Unë nuk di Lezhën, jo më të tjera. Kompanitë që fliten nuk i kam dëgjuar ndonjëherë. Nuk njoh askënd, as ato çunat. Ku ta çoja unë në këtë moshë, pres ditën kur të vdes moj bijë.

Më vijnë dy djem këtu, më thanë jemi të prokurorisë, kemi ardhur për punën e atyre lekëve që të kanë bllokuar. Më dhanë dokumente për të firmosur, i besova se thanë jemi të prokurorisë. Më thanë që do kisha mundësi të merrja paratë e mia.

Drejtori më bëri një shenjë, po unë e kuptova vonë. Ma bëri me dorë, që mos e firmos. Por unë e kisha firmosur. Ishin dy persona. Kam dyshime tani. Marrin pasaportat, japin lekët dhe marrin pasaportat.

Unë kam qenë ndihmës mjeke, 35 vjet kam punuar në shkollën e mesme të minierave. E gjitha që më kanë bërë, është mashtrim, hajdutët. Pasi firmosa, as kursimet e mia nuk i mora dot. Zoti të marrë hak, jam në hallin tim".

Në bazë të dokumenteve që publikoi kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, dy të moshuarit janë bërë përfitues të 30 milionë eurove.

Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi rezultojnë me pasuri marramendëse.

Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi kanë kompani 35 milionë dollarë, u është shitur dy personave njëri 94 dhe tjetri 95 vjeç duke faturuar fatura fiktive dhe false. Kompanitë shërbejnë si lavatriçe për pastrimin e parave. Këto kompani i kemi hetuar se kanë dalë të lidhura me inceneratorët, kemi arritur në rezultatin se janë të përfshira kompani që kanë fituar konçesione. I gjithë sistemi ka funksionuar me një mbikëqyrje perfekte nga kryeministri. Nëse do kishim hetim tatimor që do hetonte do shikonte që frutat ekzotike janë shndërruar në asfalt. Të gjithë materialin ia kemi bërë gati prokurorisë së posaçme. Për të 24 kompanitë do të informojmë prokurorinë në mënyrë që ata të mos bëjnë asgjë tjetër, por vetëm të verifikojnë. Të verifikojnë edhe këta 94-95 vjeçarët që kanë blerë biznese 30 milionë dollarë” u shpreh Kryemadhi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

orion04/07/2022 18:26

mos i hengshin ato para ,plehra te peshtira ,si mund te vuajne keta pleq ,si mund te mos kene asnje shtepi ku te mbyllin ditet e tyre ,me keto merruni o cim peka o ju qifsha ropt se po qe per skema ate pune keni bere dhe ju ne kohen tuaj .....ju qifsha ropt juve dhe edi rames .....i vbefshi leket e jetes suaj ilace deri sa te vdisni .....pidhmotra

Shto koment

Denonco