VIDEO/ Berisha: Protesta po vjen!  Më 7 korrik, Shqipëria proteston në Tiranë!

VIDEO/ Berisha: Protesta po vjen! Më 7 korrik, Shqipëria proteston në Tiranë!

09:59, 25/06/2022
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së Sali Berisha përsëriti thirrjen sot për marshimin mbarëkombëtar në Tiranë të thirrur nga Partia Demokratike pas pas pak ditësh, të parin me rikthimin e tij në krye të partisë më të madhe të opozitës. “Protesta po vjen! Më 7 korrik, Shqipëria proteston në Tiranë”, shkroi lideri demokrat në Fb. 

Berisha e njoftoi mbajtjen e kësaj proteste tri ditë më parë më gjatë takimit me Shoqërinë Civile, ku garantoi se protestat kundër qeverisë do të nisin në 7 korrik dhe nuk do të ndalen më.

Image

Por, cili do të jetë qëllimi i këtyre protestave? Berisha ka shtuar në vijim, një pjesë nga fjala e tij mbajtur në Kuvend së fundmi, ku shpjegohet qartë.

Ndërsa dje, në konferencën për shtyp në Tiranë, kreu i PD-së nënvizoi një detaj: “Le t’i japim me datën 7 korrik përgjigjen më të merituar Ballkanit të Hapur apo Ballkanit të Putinit. Të dëshmojmë bashkërisht besnikërinë tonë ndaj orientimit perëndimor. Të dëshmojmë se për shqiptarët, anëtarësimi në BE është ëndrra më e bukur, e ardhmja më e shkëlqyer për ta,” theksoi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco