Ikja e një Presidenti

19:10, 01/06/2022
A+ Aa A-

Që nga mëngjesi i 28 majit Bujar Nishani nuk jeton më. Arkëmorti që mbart trupin e ish-presidentit do mbërrinte sot nga Gjermania, për t’iu dhënë lamtumira e fundit në qytetin ku ai kaloi pjesën më të madhe të jetës në Tiranë.

Bujar Nishani ka lindur në Durrës, ndërsa sapo mbaroi arsimin tetëvjeçar në qytetin e tij të lindjes u rregjistrua në akademinë ushtarake në vitin 1978. Atje mbaroi dhe studimet e larta dhe për shkak të rezultateve të shkëlqyera u emërua pedagog. 

Asokohe vetëm 26 vjeç nuk do mendohej dy herë për t’iu bashkuar zhvillimeve demokratike që pasuan në vigjilje të viteve 90-të. Në vitin 1991 u antarësua në Partinë Demokratike, nga e cila nuk u shkëput kurrë për 31 vite.

Eshtë e udhës që kur një njeri ikën nga kjo botë të thuhen fjalët më të mira për të.

Në rastin e Bujar Nishanit është e lehtë dhe e vështirë. E lehtë sepse për atë ka shumë njerëz që kanë se çfarë të thonë, e vështirë se jo gjithçka mund të përmblidhet në një tekst.

Sepse pavarësisht postit apo karrierës, ai mbeti Bujari që takonte gjithkënd, larg asaj arrogancës që përfshin rëndom politikanët tanë sapo ngjisin shkallët e pushtetit. 

Ai ishte shembulli se si karakterin e fortë të njeriut s’mund ta deformojë asnjë lloj pushteti. Shqiptarët nuk përcjellin vetëm një ish-president, ish-ministër apo ish-deputet. Sot shqiptarët përcjellin një vlerë të politikës.

Një njeri që nuk u atakua kurrë për lidhje me korrupsionin apo abuzim me pushtetin. Dukej sikur në këtë pikë Presidenti i takonte një tjetër bote, me të cilën nuk jemi mësuar. 

Shqiptarët humbën politikanin dhe burrin e shtetit që nuk kishte frikë ta ngrinte zërin kur shikonte padrejtësi, nga çdo krah që ajo shfaqej.

Sepse ashtu ishte Bujar Nishani. Njeriu që jetoi si politikan, por do kujtohet si miku i të gjithëve ne.

TASK FORCE / SYRI TV

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kosta01/06/2022 20:03

E$shte e habiteshme....vetem ne Shqiperi munde te ndodhi qe te vishe si Bujar Mehmeti, i lindur, rritur dhe edukuar si enveriste deri ne organizimin e revoltes se studenteve ushtarak per vendosjen e monumentit te qoftelargut, ne sheshin Skenderbej, nderron mbiemrin ne Nioshani dhe ......vdes si demokrat i flakte duke u varrosur me nderimet me te larta..!!!!!!!!

Shto koment

Denonco