Presidenti Meta vlerëson me ‘Dekoratën e Flamurit Kombëtar’, ish- Presidentin Bujar Nishani pas vdekjes

Presidenti Meta vlerëson me ‘Dekoratën e Flamurit Kombëtar’, ish- Presidentin Bujar Nishani pas vdekjes

17:43, 01/06/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vlerësuar me ‘Dekoratën e Flamurit Kombëtar’ më të lartën e shtetit shqiptar, ish-Presidentin Bujar Nishani (pas vdekjes).

Në motivacionin e kësaj dekorate, theksohet vlerësimi i kontributeve të shquara në të gjitha detyrat e larta shtetërore, për forcimin e demokracisë dhe institucioneve, për integrimin euro-atlantik dhe evropian të vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare, si dhe në nderim të integritetit dhe dinjitetit të lartë njerëzor, si model i burrështetasit që punoi me përkushtim dhe përgjegjshmëri në shërbim të atdheut.

1 qershor 2022

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta çmoi me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, më të lartën e shtetit shqiptar, ish-Presidentin Bujar Nishani (pas vdekjes) me motivacionin:

“Në vlerësim të kontributeve të shquara në të gjitha detyrat e larta shtetërore, për forcimin e demokracisë dhe institucioneve, për integrimin euro-atlantik dhe evropian të vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare.

Në nderim të integritetit dhe dinjitetit të lartë njerëzor, si model i burrështetasit që punoi me përkushtim dhe përgjegjshmëri në shërbim të atdheut”. 

Postimi i plotë i Ilir Metës: 

🇦🇱 Në vlerësim të kontributeve të shquara në të gjitha detyrat e larta shtetërore, për forcimin e demokracisë dhe institucioneve, për integrimin euro-atlantik dhe europian të vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare, i akordova sot ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, "Dekoratën e Flamurit Kombëtar", më të lartën e shtetit shqiptar.
Në nderim të integritetit dhe dinjitetit të lartë njerëzor, si model i burrështetasit që punoi me përkushtim dhe përgjegjshmëri në shërbim të atdheut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco