VIDEO/ Mbërrin avioni me 13 shqiptarë të tjerë nga kampet e Sirisë, fëmijë e gra të ish-xhihadistëve

VIDEO/ Mbërrin avioni me 13 shqiptarë të tjerë nga kampet e Sirisë, fëmijë e gra të ish-xhihadistëve

08:54, 28/05/2022
A+ Aa A-

Kanë mbërritur në atdhe në orët e para të mëngjesit të së shtunës, 4 gra shqiptare dhe 9 fëmijë që kishin mbetur në kampet e Sirisë, pasi burrat e tyre i ishin bashkuar vite më parë si luftëtarë, organizatës terroriste ISIS në Siri.

Avioni i tyre është ulur në aeroportin e Prishtinës, ku janë pritur nga Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe homologu i tij në Kosovë, ministri Xhelal Sveçla, drejtuesit e policisë së të dy vendeve, Gledis Nano e Samedin Mehmeti si dhe drejtoresha e Qendrës CVE, Lejdi Dervishi. Më pas janë nisur për në Shqipëri të shoqëruar nga Policia e Shtetit dhe  punonjësit e Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Nga aeroporti "Adem Jashari", Çuçi tha se dispononin statistika të sakta për numrin e shqiptarëve që kishin mbetur ende atje dhe se do të bënin çdo përpjekje për të kthyer secilin e tyre në Shqipëri, sikurse po vepronte edhe Kosova:

"Ky është operacioni i katërt që zhvillojmë. Gjithsej bëhen 43 gra dhe fëmijë që tashmë do të jenë në gjirin e familjeve të tyre, - tha Ministri i Brendshëm Çuçi. - Felënderoj këtu partnerët tanë strategjikë që na mundësuan këtë operacion, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilët organizuam në mënyrë perfekte çdo detaj të këtij operacioni.

Dua të siguroj të gjithë shqiptarët që ne mbetemi të vendosur për të kthyer nga këto kampe çdo shqiptar që ka mbetur aty, çdo fëmijë dhe çdo grua. Kemi statistika të sakta të bëra nga tre operacionet e para, të cilat i kemi gjithashtu me partnerë shumë të rëndësishëm të rajonit atje, me partnerët tanë libanezë të koordinimit të shkëlqyer, Gjeneral Major Abbas Ibrahim dhe këshilltarin  tonë diplomatik në Liban, Marc Ghorayeb. Me të gjitha këto lista të cilat do t’i përditësojmë akoma më tepër do të bëjmë të mundur të kthejmë çdo shqiptar që ka mbetur në këto kampe."

Kurse Kryeministri Edi Rama që publikoi edhe videon e mbërritjes dhe pritjes së këtyre fëmijëve dhe nënave të tyre shkroi në fb:

“Kemi kthyer në atdhe 13 shtetas të tjerë shqiptarë nga kampet e ferrit në Siri këtë mëngjes nga Prishtina. Janë 4 gra dhe 9 fëmijë që rikthehen në gjirin e familjes, duke e çuar në 43 numrin e bashkatdhetarëve tanë që shpëtuam që kur e nisëm këtë përpjekje të përbashkët.".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco