Rama përsërit ‘ndryshimin e kursit’/ Berisha: Do përballesh me rezistencë

Rama përsërit ‘ndryshimin e kursit’/ Berisha: Do përballesh me rezistencë

12:33, 20/05/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka shprehur vendosmërinë se nëse nuk hapen negociatat me Shqipërinë deri në muaj qershor, do ndryshojë kurs.

Gjatë një konference me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, kreu i qeverisë tha se shpreson që Bullgaria të hapë rrugën. Në të kundërt, shtoi Rama, do kërkohet shkëputja “jo nga Maqedonia e Veriut, por nga kthetrat e Bullgarisë”.

“Sa i përket çështjes së Maqedonisë së Veriut unë e kam thënë ia thashë edhe presidentit të Këshillit Evropian, ne jemi absolutisht në një linjë me KiE dhe deri në fund kur të kryhet dhe mbledhja e KiE ku jemi të ftuar të marrim pjese e përmbyllet presidenca franceze ne shpresojmë që Bullgaria të hapë rrugën nëse nuk do ndodhë ne do ndryshojmë kursin gjë që e kemi konsultuar edhe me publikun këtu, e një shumicë e konsiderueshme shqiptarësh kanë thënë që nëse nuk ndodh gjatë presidencës franceze, të shkëputet jo nga Maqedonia e Veriut por te shkëputet nga kthetrat e Bullgarisë,” tha Rama.

Atij iu përgjigj direkt lideri historik demokrat, Sali Berisha.

“Unë e them këtu dhe e deklaroj se nëse Rama mendon se moshapja e negociatave është një autorizim për të, për të ndryshuar kursin e vendit, do përballet me rezistencën më të fuqishme të shoqërisë shqiptare, të organizuar nga Partia Demokratike. Një tentativë e tillë nuk do njohë kufi dhe nuk do ndodhë kurrë,” tha Berisha.

“Sot në Shqipëri është presidenti i Këshillit Europian. Unë e përshëndes vizitën e tij, por ajo që dua të shtoj është se përpjekja e Edi Ramës për të paraqitur murin bullgar si pengesë për hapjen e negociatave me Shqipërinë, janë trillime. Nuk është muri bullgar, është muri i krimit, muri i drogës, muri i vjedhjeve, ato që qëndrojnë në të vërtetë si faktor që mbyllin dyert e Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Megjithatë unë jam këtu për t’i bërë thirrje BE-së dhe vendeve anëtare të hapin negociatat me Shqipërinë, siç tregonte me objektivitet rezoluta e PE. Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet, por mendoj se hapja e negociatave dhe qëndrimi në kapitujt përkatës për kushtet, është mënyra më e drejtë,” tha Berisha, duke shtuar se kështu Shqipëria po shkon drejt praktikës së partneritetit.

“Praktika e partneritetit nuk ka interes as për Shqipërinë, por as për Europën nuk përbën ndonjë interes...

...Në analizën time është gabim çiftimi i vendeve. Procesi i integrimit është individual. Ndjej keqardhje që nuk u hapën negociatat para tre vitesh për Maqedoninë, vetëm për shkak të Shqipërisë. Edhe sot, Maqedonia i ka treguesit shumë më mirë se Shqipëria. Kjo është e njohur,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco