Scholz refuzon Ballkanin e Hapur/ Berisha: Përshëndes qëndrimin

Scholz refuzon Ballkanin e Hapur/ Berisha: Përshëndes qëndrimin

11:05, 12/04/2022
A+ Aa A-

Lideri historik demokrat, Sali Berisha reagoi pas qëndrimeve të kancelarit gjerman, Olaf Scholz në favor të integrimit të Shqipërisë. Scholz po ashtu injoroi procesin e Ballkanit të Hapur.

POSTIMI I PLOTE

Një qëndrim në interes të shqiptareve, paqes, stabilitetit dhe integrimit të rajonit!

Të dashur miq, dje në një konferencë shtypi me Edi Ramën, Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz shprehu:

1- Mbështetjen e vendit të tij për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe integrimin e saj në BE.

2- Mbështetjen e Procesit të Berlinit dhe tregut të përbashkët rajonal në kuadër të këtij procesi.

3- Refuzimin e prerë të Ballkanit të Hapur, Aleancës trilaterale Beograd- Tiranë -Shkup të Aleksandër Vuçiç si projekt i hegjemonisë serbe në rajon.

Miq, ju ftoj të përshëndesim këto qëndrime si interesi më i mirë i shqiptarëve, paqes, stabilitetit dhe integrimit në rajon dhe përgjigja më e merituar ndaj projekteve aventureske të serbomadhisë të presidentit ultranacionalist serb Vuçiç dhe klikave të tij vasale Rama-Zaev në Tiranë dhe Shkup.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco