Rama: Nuk e heqim taksën e naftës. Ata që kanë vetura kanë më shumë lekë se ata që s’kanë

Rama: Nuk e heqim taksën e naftës. Ata që kanë vetura kanë më shumë lekë se ata që s’kanë

12:41, 19/03/2022
A+ Aa A-

Gjatë fjalës së tij me një grup fermerësh të mbledhur nga zona të ndryshme, Edi Rama tha se mungesa e reshjeve do të na bëjë që të përballemi me mungesë prodhimi të energjisë elektrike gjatë muajve në vijim, duke bërë që qeveria të detyrohet ta blejë atë në treg me çmime shumë të larta.

Rama tha se niveli i hidrocentraleve ka shkuar pranë nivelit teknik dhe do të duhet të ndërpritet prodhimi.

‘Kemi kohë të gjatë pa rënë shi, ndërkohë që digat tashmë janë pranë nivelit teknik dhe ekspertët thonë se kur shkon në këtë nivel digat duhet të stopojnë. Kriza ka dhënë shenjat më herët, dhe tani jemi në mars dhe të gjithë vapën e kemi para. Kjo do të na bëjë të shkundim të gjithë buxhetin për të blerë energji elektrike me çmime marramendëve që të mos ngarkoheni ju. Kush do ta pranonte që t’i vinte fatura më shumë se dyfish, por mund të vijë edhe trefish’, tha Rama duke shtuar se prandaj nuk mund të ulen taksat, të cilat sipas tij do të përdoren për investime të tjera.

‘Idea që hiqni taksat e naftës, është e lehtë për ta thënë, por llogaria bëhet me të gjithë. Nëse heqim taksat e naftës nuk kemi se çfarë të kompensojmë pjesën tjetër. Ne kemi bërë zgjedhjen tonë. Kush goditet nga taksat e naftës? Goditën ata që kanë vetura. Ata që kanë vetura kanë më shumë lekë se ata që s’kanë. Ne po subvencionojmë çmimin e biletës që të mos rritet çmimi. Goditen fermerët. Kjo është e vërtetë. Dhe prandaj kemi një fond që fermerët të marrin një sasi nafte që të mos kenë probleme’, tha Rama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Orkidea 19/03/2022 17:43

Mbas celularit tani na doli qe edhe makina qenka lluks. Neser do te thote qe kush hipen ne autobus eshte ne prag te pasurimit. Bohhhhh

Orkidea 19/03/2022 17:43

Mbas celularit tani na doli qe edhe makina qenka lluks. Neser do te thote qe kush hipen ne autobus eshte ne prag te pasurimit. Bohhhhh

Shqiptaro-Amerikani19/03/2022 15:15

PUTINI SHQIPTAR NUK E RRUAN FARE AS MJEKRREN LART DHE AS MJEKRREN POSHTE NGA PROTESTAT ME FJALIME DHE ME RECITIME!! POPULLI SHQIPTAR DUHET TE DALI NEPER RRUGET E SHQIPERISE ME MAKINA, KAMIONE, AUTOMJETE TE NDRYSHME DHE ME AUTOBUSE, TI FIKNIN NEPER RRUGET E SHQIPERISE DHE TI LININ ATJE DHE TE SHKONIN TE SHESHI PERPARA KRYEMINISTRISE DERISA SULLTAN SATRAPI KRIMINEL I SURRELIT EDVIN-PUTIN RANA DHE NARKO-BANDA E TIJ TE ZBYTHEJ!! E KENI KOT ME KETO LLOJE PROTESTASH ME PARRULLA DHE FJALIME! RRUGE TJETER NUK KA!! RAMA ME ASNJE PROTESTE NUK RREZOHET DHE NUK E RRUAN FARE, PO FARE!!!! SIKUR 1 MILION SHQIPTARE TE RRINE ATY PERPARA KRYEMINISTRISE, SIKUR 4 VJET TE RRINE ATY!!!

Shqiptaro-Amerikani19/03/2022 14:49

NUK KE FAJ TI O PLEHRE, O KRIMINEL PUTINIST!!! POPULLI SHQIPTAR DUHET TE DILTE NEPER RRUGET E SHQIPERISE ME MAKINA, KAMIONE, AUTOMJETE TE NDRYSHME DHE ME AUTOBUSE, TI FIKNIN NEPER RRUGET E SHQIPERISE DHE TI LININ ATJE DHE TE SHKONIN TE SHESHI PERPARA KRZEMINISTRISE DERISA SULLTAN SATRAPI I SURRELIT EDVIN-PUTIN RANA DHE NARKO-BANDA E TIJ TE ZBYTHEJ!! RRUGE TJETER NUK KA!! RAMA ME ASNJE PROTESTE NUK RREZOHET DHE NUK E RRUAN FARE, PO FARE!!!!

Shto koment

Denonco