‘Lani mëkatet’/ Rama sulmon biznesin, vetë nuk merr asnjë përgjegjësi

‘Lani mëkatet’/ Rama sulmon biznesin, vetë nuk merr asnjë përgjegjësi

10:21, 11/03/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot një numër biznesmenësh të naftës dhe u deklaroi se çmimet tani e tutje do vendosen me miratimin e një bordi qeveritar.

Reagimi i tij erdhi pas protestave masive dhe pas insistimit të vazhdueshëm nga ana e tij se qeveria nuk ka punë me çmimet pasi është treg i lirë.

Por ndërsa ekspertët i kanë kërkuar që të kontrollojë disa elementë që janë në dorën e shtetit, për të lehtësuar barrën mbi qytetarët, Rama u kujtua tani se qeveria ka në dorë të ndalë hovin e spekulantëve.

Por ajo që bie në sy në deklaratat e tij ishte sulmi ndaj biznesmenëve, të cilëve u tha se tani është koha që të lajnë mëkatet e tyre.

Nëse një biznesmen bën mëkat, zakonisht e bën atë me lejen e qeverisë. Por nuk është ky problemi.

Opozita dhe ekspertët i kanë kërkuar qeverisë që të lajë ajo mëkatet e saj në këtë krizë, duke hequr taksat dhe duke subvencionuar shtresat e prekura.

Por sërish Edi Rama nuk mori asnjë përgjegjësi mbi veten, as për uljen e TVSH-së, as për heqjen e taksave të shumta mbi karburantin dhe as për të subvencionuar qytetarët.

U mjaftua duke thënë se biznesmenët kanë mëkate për të larë, ndërsa shqiptarët po presin të mësojnë se kur do i lajë mëkatet e panumërta kjo qeveri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco