Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kryetari i PS Dumani dhe kryeprokurori Rama

‘Bëhuni gati për mungesë të naftës e energjisë’/ Rama: Nuk heq taksat

‘Bëhuni gati për mungesë të naftës e energjisë’/ Rama: Nuk heq taksat

09:39, 08/03/2022
A+ Aa A-

Në një konferencë të jashtëzakonshme këtë të martë, kryeministri Edi Rama ka njoftuar krijimin e një Komiteti të Posaçëm Ndërministror për përballimin e pasojave të luftës.

“Informoj publikun lidhur me krijimin e një Komiteti të Posaçëm Ndërministror për përballimin e pasojave të luftës. Ne nuk jemi në kushtet e një kërcënimi ushtarak, por jemi si të gjitha vendet e tjera të NATO-s edhe më gjerë, në kushtet e kërcënimit të përditshëm ekonomik. Energjia është e palca e shtyllës kurrizore të të gjithë sistemit ekonomik. Ndërkohë që kërcënimi i thellimit të krizës energjetike vjen vetëm duke u rritur. Unë kam paralajmëruar atë që po vinte, por pa më shkuar ndërmend se lëvizja e lexueshme gjeopolitike e Rusisë për të ndikuar mbi çmimet në energji dhe hidrokarbure ishte preludi i një agresioni të armatosur”.

Më tej, Rama tha se duhet të përgatitemi edhe për mungesë energjie dhe nafte.

“Çmimi i brendit të naftës ka kërcyer dhe vazhdon të kërcejë me orë. Shqipëria është drejtpërdrejtë e prekur si të gjitha vendet e tjera. Diskutimi për çmimin e naftës në Shqipëri ndikohet drejtpërdrejtë nga tregu, është i pjesshëm për shkak se nuk merret parasysh që në strukturën e çmimit ne kemi kontribute që në vendet e tjera paguhen veçmas. Shumatorja e shpenzimeve të atyre që konsumojnë naftë është njësoj. Duhet të përgatitemi psikologjikisht për situata shkurtimesh dramatike të furnizimeve me energji dhe naftë. Edhe kjo mund të vijë edhe pse është skenari më dramatik”, tha Rama.

Por ndërsa ekspertët thonë se heqja e taksave mund të lehtësojë situatën me çmimet e naftës, pa ndikuar te arka e shtetit, Rama u shpreh i vendosur për të mos prekur asnjë taksë.

“Duhet të kemi bindjen që ashtu si ia dolëm në dy përballje e tjera do ia dalim edhe me këtë. Kjo është më e keqja në të tjera. Ka edhe propozime absurd për të hequr taksat e naftës. Kjo qeveri po bën atë që nuk e ka bërë asnjë qeveri tjetër rreth e rrotull edhe më gjerë. Po mban të palëvizur çmimin e energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël. Kjo kushton çdo ditë shumë. Dhe kjo kosto përballet falë kontributeve. Se është kollaj të themi të heqim këtë e atë. Kemi hequr nga të gjitha llojet e taksave dhe nuk ka më hapësirë për të hequr asgjë. Kemi hequr TVSH për biznesin e vogël. Kemi përgjysmuar taksat për pagën 500 mijë lekë. Nuk ka ku shkojmë më tej me heqjet,” tha Rama.

Megjithatë, taksat mbi naftën janë përgjegjëse për dy të tretat e rritjes së çmimit dhe qeveria e Edi Ramës e ka në dorë që t’u heqë shqiptarëve pjesën më të madhe të rritjes së çmimit, pa pësuar rënie në të ardhurat buxhetore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari08/03/2022 09:58

ABSOLUTISHT SATRAPI I SURRELIT NUK I HEQ TAKSAT MBI NAFTËS, SEPSE ATO TAKSA NËPËRMJET KONCESIONARËVE QË I VJELIN ATO, SHKOJNË DIREKT TEK THESI PERSONAL I TIJ!! TË GJITHA TAKSAT DHE TARIFAT E NDRYSHME PËR TË GJITHA SHËRBIMET QË QYTETARËT SHQIPTARË PAGUAJNË PËR KONCENSIONARËT, PPP DHE TENDERAXHINJTË E QEVERISË, DHE TË LIDHUR ME QEVERINË, ME TË GJITHA BASHKITË E VENDIT DHE ME KOMPANITË SHTETËRORE SHKOJNË DIREKT TEK THASËT PERSONALË TË NARKO-SATRAPIT TË SURRELIT!! PRANDAJ HEQJA E KËTYRE TAKSAVE DHE TARIFAVE DO TË THOTË QË ATO QINDRA MILIARDA LEKË QË U GRABITEN QYTETARËVE TË MOS SHKOJNË MË PËR NARKO-SATRAPIN KRIMINEL TË SURRELIT!! JANË DIREKT QË TË GJITHA PARATË E TIJA DHE TË NARKO-BANDËS SË TIJ TË ORGANIZUAR KRIMINALESË "RILINDJA"!! PRANDAJ O POPULL SHQIPTAR, VOTOJENI AKOMA MË SHUMË EDVIN KRISTAQ RAMËN!! MBAJENI PËR TË GJITHË JETËN MBI KOKË DHE MBI KURRIZ SA MË SHUMË QË SULLTAN-SATRAPI I SURRELIT, EDVIN KRISTAQ RAMA T'UA SHKËRDHEJË NËNAT, GRATË, MOTRAT, VAJZAT DHE JUVE VETË, SA MË SHUMË T'UA U SHQYEJË BYTHËN, T'JU LËRË PA PUKË, PA PUNË, PA BREKË, T'JUA MARRI QË TË GJITHA DHE T'JU SHKATËRROJË, T'JU VARFËROJË DHE T'JU GRABISË E PLAÇKISË, AQ MË SHUMË VOTOJENI!!! ENVER HOXHA DO T'JU DUKET LULE, DO T'JU DUKET BABAI I KOMBIT!!!

Shto koment

Denonco