Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Veliaj kërcënon sërish në emër të SPAK dhe prokurorisë: Do bëni burg

Veliaj kërcënon sërish në emër të SPAK dhe prokurorisë: Do bëni burg

20:29, 24/01/2022
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, vazhdoi edhe pasdite të kërcënojë në emër të organeve hetimore.

Pasi u publikua skandali ku ai e përdorte SPAK si kamxhik ndaj kundërshtarëve, Veliaj tha pasdite se disa njerëz do bëjnë burg.

"Meqë kishte shumë nga ata që u skandalizuan me atë që u thanë një grup çunash duket qarte që ai nuk loz futboll, dhe kërkoj ndjesë për këdo që është ofenduar, por nuk i heq asnjë presje çfarë do gjëje që kam thënë. Unë flas më rëndë ndaj padrejtësive në TV sesa në një muhabet shokësh. Ku isha unë? Ku erdhën këta alinë. Nesër ne do të bëjmë dy kallëzime penale. Do bëjmë një kallëzim për sekretarin e Përgjithshëm të FSHF dhe një kallëzim penal për sekretarin e përgjithshëm të Shoqatës, ata të shoqatës së vjetër dhe besoj që do t’i bashkohet vandakut të madh që prokuroria sot ka në dispozicion," tha Veliaj.

"Do shkojnë në burg, është e pashmangshme, do shkojnë në burg se kur falsifikon firmën siç ndodhi në Shijak kur falsifikon delegatët dhe ti thua një ditë përpara që të kam njoftuar dhe 20 delegatë të tjerë që s’i njihte askush, kjo është kriminale dhe disa njerëz do bëjnë burg për këtë çështje dhe kjo është arsyeja pse jemi mbledhur sot"

Më herët në audio-përgjim, Veliaj shprehej: ‘Unë jam kryetar bashkie dhe dua ta kontrolloj unë futbollin. Futbolli është një nga dhomat e shtëpisë time. Futbolli është i vetmi ishull që nuk e kemi nën kontroll’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco