Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Skandali, dokumenti që 'fundos' Irena Gjokën

AUDIO përgjimi +18/ Veliaj: I qëndroj atyre që kam thënë, ishte bisedë djemsh

AUDIO përgjimi +18/ Veliaj: I qëndroj atyre që kam thënë, ishte bisedë djemsh

13:55, 24/01/2022
A+ Aa A-

Pas publikimit të audio-përgjimit skandaloz të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në një takim të fshehtë të zhvilluar dje, ka reaguar dhe ky i fundit.

Në një reagim publik, Veliaj thotë se i qëndron atyre që ka thënë, pasi sipas tij, kjo ishte një bisedë mes djemsh.

Reagim i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj:

‘U qëndroj një për një atyre që kam thënë në atë palo përgjim të Federatës së Futbollit, e cila në vend se të garantojë barazinë e garës për kreun e saj, angazhohet në përgjime dhe shantazhe për llogari të beut të saj!

Bashkia e Tiranës është aksionere e Klubit të Futbollit ‘Tirona’, prandaj askush të mos ngatërrojë përkatësinë time në PS me përfshirjen time si aksioner në këtë proces zgjedhor të manipuluar nga beu i FSHF-së, apo të nxjerrë jashtë konteksti një bisedë djemsh, si në çdo fushë futbolli para ndeshjes!

‘Pavarësia’ e FSHF-së nuk mund të jetë gjethe fiku për një mbret lakuriq që është kthyer në neverinë e aksionerëve e dashamirësve të futbollit shqiptar, i cili thjesht nuk e ka pëlqimin tonë si një prej aksionerëve.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku24/01/2022 21:34

Muhabet çunash aço bythq...?

Neni 41 vjen 24/01/2022 15:28

Fatos Lubonja është gjigand me shprehjen e tij. "Këta të fusin duart në xhep dhe të shikojnë në sy"

D.24/01/2022 14:56

Rrugaçi I Soros duhet zhdukur nga politika. Ku eshte Kim qe shef dhe nuhat gjithe gazrat te PD. Ku je Kimete . Per popullin je non grata

Shto koment

Denonco