Buxhuku: Pezullim i fiskalizimit deri sa të garantohet ruajtja e të dhënave për bizneset

Buxhuku: Pezullim i fiskalizimit deri sa të garantohet ruajtja e të dhënave për bizneset

17:17, 18/01/2022
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, Administratori i Konfindustria Gjergj Buxhuku ka folur për kërkesën ndaj qeverisë për ndaljen e procesit të fiskalizimit.   

Buxhuku ka theksuar se ky proces duhet ndalet deri në momentin që të dhënat do kenë garanci se nuk do të dalin në shesh, njësoj si skandali me rredhjen e të dhënave në dhjetor të vitit të kaluar.

Ferko: Cili është shqetësimi i ngritur dhe si lidhet publikimi i të dhënave me procesin e fiskalizimit për të cilën kërkohet edhe ndërprerja.

Buxhuku: Konfindurstria ka dërguar sot letrat për të gjitha institucionet kryesore të shteti shqiptar kur kërkohet pezullimi i fiskalizimit të detyrueshëm deri në momentin që institucionet përgjegjëse do të japin garanci që të dhënat që do të meren nga fiskalizimi do të mbrohen për bizneset.

Skandali që ndodhi në dhjetor të vitit të kaluar, do të merte përmasa nëse do të rridhnin të dhënat e tregtare të 120 mijë bizneseve të detyruar të fiskalizohen do të merrte përmasa të jashtëzakonshme për keq. Procesi i fiskalizimit në kohë reale, grumbullon të gjitha të dhënat e bizneseve që i nënshtrohen këtij procesi. AKSHI si institucion qëndror drejtues, ka të gjitha të dhënat tregtare dhe është shumë e mundur që këto të dhëna të shiteshin dhe shpërndahen te konkurrenca në treg. Duke goditur konkurrencën krijon problematika financiare, qoftë edhe të Sigurisë Kombëtare. Është një situarë shumë e ndërlikuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco