Berisha mbyll protestën e sotme: Do vazhdojmë me forma më të fuqishme

Berisha mbyll protestën e sotme: Do vazhdojmë me forma më të fuqishme

14:25, 08/01/2022
A+ Aa A-

Lideri historik i PD, Sali Berisha tha se kjo protestë e sotme po mbyllet, për t’u ardhur në ndihmë atyre demokratëve që janë dhunuar barbarisht dhe që po arrestohen nga policia.

Berisha tha se do njoftohet protesta e ardhshme.

“Kjo protestë iu faktoi shqiptarëve fytyrën e vërtetë të regjimit të sotëm. U faktoi në mënyrë përfundimtare se Edi Rama mban peng Lul Bravën dhe bashkë me të mban me dhunë dhe terror selinë e PD-së. Ky përbën një akt të pashembullt në 30 vite".

"Sot ne do shpërndahemi. Sepse janë vërsulur si bisha për të mbushur komisariatet. Do kujdesemi për të plagosurit që janë goditur me çarje koke dhe në forma të tjera. Do njoftojmë shumë shpejt betejën tjetër të cilat nuk ndalet kurrë deri në fitore të plotë”.

“Shpreh mirënjohjen e pakufishme për ata dhjetëra-mijë demokratë që ishin me ne. I ftoj në njoftimin që do marrim shumë shpejt, të bashkohemi në betejën tonë gjer në realizimin e plotë të synimeve.

Kemi përballë një narkoshtet, një diktaturë të vërtetë. Kjo betejë tregon se sa jetike është beteja jonë për të bërë Shqipërinë me një opozitë të vërtetë. Me mirënjohjen e pakufishme ndaj jush, ju ftoj ta mbyllim këtë protestë këtu, për të vazhduar me forma më të fuqishme se kjo sot,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco