Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS

Aleanca ankimim në Apelin e GJKKO, Budina: Ta flenë mendjen, qeveritarët, opozita, edhe ambasadorët…

Aleanca ankimim në Apelin e GJKKO, Budina: Ta flenë mendjen, qeveritarët, opozita, edhe ambasadorët…

11:55, 06/12/2021
A+ Aa A-

Aleanca për Teatrin ka ankimuar paraditen e 6 dhjetorit në Apelin e GJKKO-së vendimin e gjykatës për Teatrin Kombëtar.

Regjisori dhe aktori i njohur Edmond Budina tha se ata do i shkojnë betejës së tyre për Teatrin deri në fund.

“Në këtë kohë në këtë mot të zymtë dhe në këtë kohë të zymtë për demokracinë shqiptare ne jemi këtu ta flenë mendjen një herë e mirë e kemi thënë që ne cështjes së teatrit do i shkojmë deri në fund.

E shihni ç’po bëhet me artin në Shqipëri, shqyhet teatri, teatri eksperimental, prishet cirku, kultura e këtij vendi nëpërkëmbet.

Ta flenë mendjen jo vetëm qeveritarët e sotëm, opozita e ashutquajtur e sotme por dhe ndërkombëtarët qofshin këta ambasadë amerikane qofshin të BE ne do i shkojmë cështjes së teatrit deri në fund, deri sa të ndërtohet aty ku ishte ashtu sic ishte”, u shpreh për mediat Budina.

Ndërkohë Adriana Kalaja u shpreh: 

“Kemi një mos ekzekutim të një venidmi të Gjykates Kushtetuese, ka rënë shteti ligjor i së drejtës.

SPAK ka pranuar kallëzimin tonë penal pra SPAK për momentin ka konceptuar që jemi para një vendimi jo vetëm për mos ekzekutimin por institucionet përgjegjëse nga këshilli i ministrave, bashkia Tirane dhe Ministria e Kuktures po pengojnë zbsaimin e vendimit të GJK.

Jemi të bindur që Gjykata e Posacme e Apelit do marrë një vendim të drejtë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco