Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Flamuri i PD rikthehet në shtëpi

VIDEO/ Meçorapaj: Dëshpërimi më i madh, ngrënia në besë nga Basha! 75% e delegatëve të Vlorës, prezent më 11 Dhjetor!

VIDEO/ Meçorapaj: Dëshpërimi më i madh, ngrënia në besë nga Basha! 75% e delegatëve të Vlorës, prezent më 11 Dhjetor!

14:25, 22/11/2021
A+ Aa A-

Për demokratët e Vlorës, Foltorja dhe rrugëtimi i z. Sali Berisha po shihet si një shpresë, pasi dëshpërimi më i madh i demokratëve është ngrënia në besë nga Lulzim Basha, është paaftësia për t’i drejtuar, paaftësia për të qenë pjesë e tyre.

Me këto fjalë u shpreh sot, znj. Nadire Meçorapaj, ish-deputete e PD në Vlorë dhe figurë e spikatur e degës së PD-së, e cila theksoi në një intervistë për Kafe Shqeto  se për këto arsye, 75 - 80% e delegatëve të PD së këtij qarku që kanë firmosur do të jenë prezentë në Kuvendin e datës 11 Dhjetor të thirrur nga z. Berisha.

Ish-deputetja, e cila vjen nga shtresa e ish-të përndjekurve politikë nxori në pah sakrificat e demokratëve të Vlorës në gjithë këto vite, investimin e tyre të madh në PD që u pasua nga zhgënjimi krahas kostos nga regjimi në pushtet: “Ata që sot qeverisin vendin dhe Shqipërinë janë bijtë e komunistëve që kanë persekutuar”, tha ajo.

Në vijim, znj. Meçorapaj analizoi luftën e ashpër politike që bëhet në qarkun e Vlorës, ku kandidoi vetë Kryeministri Edi Rama dhe arsyet e forta që kanë çuar në bashkimin e figurave kryesore të PD-së rreth Foltores.

INTERVISTA E PLOTË ME ZNJ. NADIRE MEÇORAPAJ NGA DORI DAKA DHE FLAVIO QARRRI.

Dori: Znj.Nadire, një nga pikat e forta të diskursit të djeshëm të z. Berisha me zonjat në Tiranë ishte dhe mbrojtja e familjes, asaj tradicionale. Në çfarë situate është aktualisht familja dhe a ka nevojë realisht ajo për të një mbrojtje të fortë nga një forcë politike, në atë që është tradicionale dhe me vlerë, jo të hapërdahet në ideologji të tjera?

Nadire Meçorapaj: Në fakt, Foltorja e djeshme ishte një foltore që pati diskutime të shumë dimensioneve, qofshin këto politike, qofshin dhe ato të spektrit për problematika të ndryshme siç ishte familja. Në gjykimin e z. Berisha e jo vetëm,  por edhe të atyre që u diskutuan, këndvështrimi që kishte nevojë imediate për të ndërhyrë ishte ai i familjes. Këtu pati edhe një pyetje nga njëra nga zonjat e nderuara, e cila i referohet pikërisht familjes tradicionale, vlerave tradicionale. Por në të vërtetë Berisha ngulmonte që rikthimi tek ajo do të bëhej nëpërmjet mekanizmave dhe mënyrave të ndryshme për të sjellë në origjinën e familjeve, vlerën dhe reputacionin e familjes shqiptare.

Roli i gruas në politikë ishte një tjetër nga pikat që u spikat gjatë diskutimit, por më lejoni që të them që dita e djeshme ka qenë një ylber, një buqetë diskutimesh, vlerash, demokratësh, zonjash të vërteta, zonja që njiheshim me to prej Çadrës, prej protestave të shumta, zonja me të cilat kemi bërë sakrifica në rrugëtimin kaq të gjatë që edhe pse na u desh të jemi në opozitë dhe të vazhdojmë, meritojnë vlerësime maksimale.

Flavio: Duket sikur nga Foltorja e parë deri tek ajo e djeshme, po shpaloset edhe projekti politik i një PD-je tanimë jo i së djathtës së qendrës, por si një parti gati republikane, konservatore, e pozicionuar qartazi djathtas.  A është ky një projekt dhe një kërkesë e demokratëve?

Nadire Meçorapaj: Në fakt, dita e djeshme konsistoi në gjithçka që ju përmblodhët në një fjali të vetme. E vërteta e së tërës është që ka një projekt z. Berisha për ta bërë të realizueshme të gjithë këtë që sapo përmendët. Fakti është që vetëm Sali Berisha mund ta bënte rikthimin tek e djathta e vërtetë, tek e djathta e pronës, tek e djathta e trashëgimisë, tek shtylla kurrizore e PD-së, tek shtresa e të përndjekurve politikë, tek e djathta e individit, tek e djathta e lirisë, tek e djathta e votës. Kështu që këto janë disa nga elementët kryesorë që bënë bashkë shumë demokratë dhe demokrate duke i dhënë gjithmonë e më tepër përmasa më të mëdha Foltores. Shikohet si një shpresë, shikohet si një shpresë Foltorja, rrugëtimi i z. Berisha po se po dhe dëshpërimi më i madh i demokratëve është ngrënia në besë nga Lulzim Basha, është paaftësia për t’i drejtuar, paaftësia për të qenë pjesë e tyre.

Sot ajo që mban Partinë Demokratike, sigurisht që është pozicion shumë i vështirë i PD, por e mban shpresa, e mbajnë ata demokratë me këmbë në tokë që i kanë rezistuar të gjitha përpjekjeve shumë të mëdha, sfilitjeve dhe torturave. Që të jesh demokrat është krenari dhe privilegj, por ama nga ana tjetër ka dhe kosto, parë kjo nëpër nivelet e qyteteve dhe nëpër rrethe. Sigurisht që ka kosto, por demokratët me dinjitet kanë arritur që t’i mbijetojnë edhe kësaj vale dhe jam e sigurt që me doktor Berishën, “Foltorja” dhe demokratët do të jenë shumë mirë të përfaqësuar dhe madje e falënderoj që i dha shpresë, sepse realisht baza e Partisë Demokratike është shumë e zhgënjyer, është shumë e lënduar, shumë e lënë në baltë, e ngrënë në besë sot.

Dori: Flasim personalisht, cilat janë kostot tuaja të të qenit demorkate?

Nadire Meçorapaj: Origjina ime është nga shtresa e të përndjekurve politikë. Kjo më bën akoma më krenare për të vazhduar dhe për të dhënë akoma, për të vendosur kauzën tonë për të qenë pjesë e PD-së gjatë gjithë jetës, asnjëherë nga funksioni. Por më besoni që në nivele lokale identifikimi i mbiemrave, i familjeve, i personave që janë në brez të parë politikisht të dukshëm, të ekspozuar, sigurisht që ka kosto.

Dori: Duket si një luftë klasash e heshtur apo qoftë edhe “moderne?

Nadire Meçorapaj: Është një sistem neokomunist që është instaluar që në njëfarë mënyre ka kaluar dhe trashëguar brez pas brezi. Ata që sot qeverisin vendin dhe Shqipërinë janë bijtë e komunistëve që kanë persekutuar, që kanë internuar kanë shkelur mbi liritë, mbi shqiptarët, mbi shtresën dhe kategorinë më fisnike të këtij vendi. Kështu që jua siguroj, nëse bëni një analizë më të thellë, në bazë nëpër qytete të caktuara, madje u diskutua edhe dje në Foltoren e grave me z. Berisha, që ata që kanë qeverisur gjatë regjimit komunist, fëmijët e tyre qeverisin sot. Atë lloj geni, gjaku, atë lloj brumi ata kanë. Dhe sigurisht ndasitë politike i kanë shumë të theksuara.

Flavio: Duket se Vlora ka pasur gjithmonë me PD-në një lloj sjelljeje paksa të çuditshme. Gjatë kohës që e ka drejtuar Berisha, qarku i Vlorës dukej sikur kishte një mendje të vetën. Bashës nuk i ngjiti dhe nuk i eci kurrë në Vlorë dhe tani është rreshtuar PD e Vlorës në krah të Berishës. Si mund ta shpjegoni këtë raport?

Nadire Meçorapaj: Ky është një përcaktim i saktë sepse dhe unë me peshën e deputetes e kam pas ndjerë  gjithmonë atë krahasuar me kolegët e mi, raportin e PD, marrëdhëniet me qytetin e Vlorës apo dhe me ne si popull, vlonjatet - në raport me pjesën tjetër të Shqipërisë përsa i përket siglës ku ne aderojmë, të PD-së.

Vlora ka shumë demokratë, Vlora nuk është e majtë ashtu siç reklamohet. Sigurisht, politika e Ramës ka bërë që në Vlorë të instalohet gjysma e qeverisë së vet duke kandiduar edhe vetë ai dhe lufta e PD-së në Vlorë ishte shumë e ashpër. Gjithmonë është e ashpër. Për këtë arsye apo dhe shumë të tjera fakti që Foltores i janë bashkangjitur dhe figura kryesore të PD-së, si drejtuesi politik i qarkut, z. Leskaj, kryetari i degës z. Genc Deromemaj, deputetë, ish-deputetë si rasti im dhe z. Shehaj apo shumë të tjerë, Foltorja ka bërë bashkë shumë elementë në qytetin e  Vlorës. Por vlonjatët ishin ata që edhe në protestat që thërriste z. Basha me përgjegjësi të plotë them që kishin shifra maksimale, që ishin të përgjegjshëm, që vazhdonin të vinin me shpirt e me pasion dhe e mbanin me dhëmbë në një farë mënyrë atë lloj ndjenje që kanë dhe lidhjeje që kanë me PD-në.

PD-ja e Vlorës është një PD që ka dhënë, që ka një kontribut dhe investim shumë të madh në PD, por e vërteta është se kryesisht  kryetarët e partive, kanë në dorë në një farë mënyre fatin e individëve, por nuk duhet të luajnë me atë se çfarë do Vlora, atë që ka mentalitet, që ka kulturë, kë ka mbiemër të vet, kë ka gen të vet.  Një kandidat për deputet duhet të ketë lidhje me qytetin. Një figurë politike që e lidh me Vlorën duhet të jetë emblemë e saj, ta lidhë diçka me qytetin. Nuk mund të vijnë të katapultuar, të përsëritur, eksperimente të dështuara herë pas here. Ndoshta është dhe gabimi i përzgjedhjes së kandidaturave e të figurave të ndryshme që e ka larguar këtë lloj roli,  por di të them me përgjegjësi të plotë që në Vlorë ka demokratë me shpirt, ka demokratë që kanë punuar me dhembë e me shumë sakrifica për PD-në dhe i kanë dhënë shumë asaj.

Flavio: A mendoni se janë kushtet që Kuvendi i 11 Dhjetorit të jetë jo vetëm masivisht në numra, por edhe ligjërisht efektiv për atë që do të ishte rithemelimi i PD-së?

Nadire Meçorapaj: Unë besoj shumë tek Foltorja, besoj te data 11, besoj te baza, te demokratët e vërtetë. Unë besoj tek ligjshmëria e datës 11 Dhjetor e këtij kuvendi, që do të jetë një kuvend që do të ndajë një të kaluar që mori shumë nga jeta e demokratëve, që preu në besë shumë tek jeta e demokratëve, që të gjitha peripecitë e tyre u hodhën poshtë.

Sot ka nevojë më shumë se kurrë PD-ja që të rithemelohet. Ka nevojë më shumë se kurrë dhe këtë mund ta bënte vetëm një njeri me eksperiencë të jashtëzakonshme politike siç është z. Berisha prandaj Foltoret nga rrethi në rreth kanë qenë  gjithnjë më masive, më me shpresë dhe entuziazëm. Kështu që 11 Dhjetori, e them me përgjegjësi të plotë që të paktën në nivel qarku, sa i përket qarkut tim që përfaqësoj, po them se 75-80% e delegatëve që kanë firmosur do të jenë prezent në datën 11 Dhjetor. Nisur nga kjo them se e shikoj të suksesshme dhe se ka një strategji të mirëpërcaktuar që do ta nxjerrë Partinë Demokratike nga kjo vorbull./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZS22/11/2021 15:44

LULUSH RRUSHI DHE ÇETA E TIJ ME 5 VETA, TË UROJNË DHE T'I GËZOHEN FAKTIT QË DR. BERISHA NUK KËRKOI MBLEDHJEN E FIRMAVE TË TË GJITHË ANTARËSISË!! SEPSE NË DATËN 11 DHJETOR NË TIRANË DO TË VININ MBI 200 MIJË DEMOKRATË, SA QË EDHE STADIUMI "AIR ALBANIA' DHE FUSHA E FUTBOLLIT TË STADIUMIT NUK DO TË DILNIN!! PO PSE KËSHTU JANË DEMOKRATËT??!!!! KËSHTU ËSHTË KRYETARI I PARTISË DEMOKRATIKE??!!! QË FSHIHET DHE STRUKET SI NJË MI HALESH NGA FRIKA E ANTARËSISË SË PARTISË SË VET??!!! A KA TURP MË TË MADH SE KY PLEHRË, QË TË JETË AKOMA NË KRYE TË PARTISË DEMOKRATIKE?? NË KRYE TË KËSAJ PARTIE QË RRËZOI DIKTATURËN KOMUNISTE, FUTI SHQWIPËRINË NË NATO, SOLLI NË SHQIPËRI PRESIDENTIN E SHBA, U HOQI VIZAT DUKE ZGJIDHUR NGA ZINXHIRI SHQIPTARËT, QË SOT LËVIZIN TË LIRË NË TË GJITHË EVROPËN, PARTINË DEMOKRATIKE QË BËRI TË MUNDUR LIDHJEN ME AUTOSTRADA TË PJESËVE TË TROJEVE SHQIPTARE DHE TË KOMBIT SHQIPTAR!!! EDHE SA KOHË KRYETARI I GABUAR I PARTISË DEMOKRATIKE DO TË FSHIHET BRENDA POTURREVE TË RAMËS, BREKËVE TË YURI KIM DHE TUTAVE TË QELBURA TË ERJON VELINËS???? Ç'MUT KRYETAR NA QENKA KY PLEHRË QË KA FRIKË NGA ANTARËT E PARTISË SË VET???!!! KY TANI KA MBETUR VETËM KRYETARI I GAZ BYTHËQIRIT, GRIDARES, SALIJANJIT, INA ZHUPËS DHE ALIBEJ SUPËS!!!! POR JAM I SIGURTË QË EDHE GAZI, SI BYTHËQIR QË ËSHTË, KA PËR TA BRAKTISUR DERI NË 11 DHJETOR!! MË CILËT DO TA BËJNË ANTI-MITINGUN BASHA-GAZI-GRIDARJA-SALIJANJI-ALIBEJ NË DATËN 18 DHJETOR??!!! APO DO TË MARRIN EDHE PLEQTË E TYRE DHE CA NGA G-99 E CA PATRONAZHISTË TË RAMËS??!!! ME CILËT DO TË VIJË NË PUSHTET KY PLEHRË?? APO DO T'IA BËJË ZGJEDHJET SOROSI, BLINKEN DHE KIMETJA NË SHBA? FATI I LULUSHIT DHE ÇETËS SË TIJ PREJ 5 VETASH, TASHME ËSHTË VENDOSUR!! DEMOKRATËT NUK TA FALIN KURRË INJORIMIN, PABESINË DHE TRADHËTINË!!

Shto koment

Denonco