Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Shqipëria pranon marrëveshjen për emigrantë nga Anglia/ Qeveria: Do jenë transit

Shqipëria pranon marrëveshjen për emigrantë nga Anglia/ Qeveria: Do jenë transit

12:35, 22/11/2021
A+ Aa A-

Shqipëria do të nënshkruajë me Britaninë e Madhe marrëveshjen e ripranimit të emigrantëve.

Sipas përfaqësuesve të qeverisë bëhet fjalë për një akt që lejon personat që largohen prej Anglisë drejt vendit të tyre. Në këtë rast aeroporti shqiptar do të shërbejë vetëm si pikë kalimi transit

"Marrin përsipër të krijojnë facilitetet vetëm për pjesën e tranzitit pa marrë përsipër që të mbahet dhe atë vajtjen deri në destinacion ose garancinë që këta shtetas do të shkojnë në vendin e origjinës e merr pala e cila e ka iniciuar operacionin."

Por për opozitën me këtë draft konfirmohet se Shqipëria do të presë emigrantë.

"Refugjatët të parregullt në Britani të mund të depozitohen në Shqipëri, por bëhet fjalë edhe për shtetas të palëve të treta," tha Alibeaj.

Madje Alibeaj thekson se kjo është e saktësuar në propozim.

"Depozitim, për ta kuptuar publiku është transitim," tha Alibeaj.

Pavarësisht kësaj përfaqësuesit e qeverisë nënvizojnë se marrëveshje të tilla e kanë realizuar dhe vende të tjera të rajonit.

"Këtu është parimi i reciprocitetit dhe kur themi pala e kërkuar pra fillon shpjegimi i një procedure."

Pas diskutimeve në komisionet parlamentare ligji do të kalojë për votim edhe në seancë, ndërsa kryeministri Rama ka theksuar se vendi nuk do të kthehet në një kamp refugjatësh.

Image

Zëvendësministri i Brendshëm Andi Mahila

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari22/11/2021 14:58

Kalimi tranzit në aeroportin e Tiranës nuk ka lidhje fare me asnjë marrëveshje qeverish. Sepse tranzit mund të kalosh ku të duash! Këta duan që ta mbulojnë mashtrimin!! Po pse si budallenjtë e Rilindjes jemi ne??? Në fillim Rama tha që nuk ka asnjë marrëveshje me Qeverinë Britanike për t'i sjellë ata në Shqipëri, është fakenews. Ndërsa tani e pranon por po dredhon duke mashtruar me idiotësira dhe budallallëqe të denja vetëm për rilindasit dhe patronazhistët e tij idiotë!!! Tani thotë, do të vijnë, por do të kalojnë tranzit. Pra tranzit nga Rinasi dhe do të strehohen në Kukës apo diku tjetër!!!

Fakt22/11/2021 12:58

E nxorri koken mafja e sorres

Shto koment

Denonco