Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS

Berisha konfirmon 4200 firmat e Kuvendit të PD: Janë me mijëra të tjerë që duan të firmosin

Berisha konfirmon 4200 firmat e Kuvendit të PD: Janë me mijëra të tjerë që duan të firmosin

20:31, 18/11/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një lidhje telefonike direkt në emisionin “Të vaksinuarit” në Faxweb të moderatorit Aulon Kalaja, deklaroi se janë aktualisht 4 200 firma për të mbledhur Kuvendin e PD më 11 dhjetor.

Ish-kryeministri Berisha theksoi se janë edhe me mijëra të tjerë, që duan të firmosin për të mbledhur Kuvendin, por se ndodhen jashtë shtetit.

Berisha: Ata që nuk duan të japin të dhënat personale, janë të respektuar. Janë 4 200 firma që janë pro mbledhjes së Kuvendit të PD-së. Janë me mijëra të tjerë që duan të firmosin, por që janë jashtë shtetit.

U vendos të mos përfshihen personat që jetojnë jashtë, pasi firmosja e tyre ishte problematike, për shkak se duhej firmë elektronike e mekanizma të tjera. Ka një angazhim masiv të delegatëve për të mbledhur Kuvendin e PD-së, Kuvend de facto i rithemelimit të pluralizmit politik. Kryetari e ka shndërruar opozitën në vasal opozitë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco