Edi Paloka: Propozova që të zgjidhet kriza, Kuvendi i Bashës një antimiting!

Edi Paloka: Propozova që të zgjidhet kriza, Kuvendi i Bashës një antimiting!

21:40, 15/11/2021
A+ Aa A-

Kryetari i Këshillit Kombëtar në PD Edi Paloka, në deklaratë për mediat, deklaroi se ka propozuar në Këshill që të zgjidhet kriza.

Paloka thekson se Kuvendi i thirrur nga Lulzim Basha i duket si antimiting.

“Kam bërë propozim në Kryesi që të zgjidhet ngërçi. Kjo meqë janë mbledhur 4200 firma delegatësh. Edhe pse ndokush bën sikur dyshon se firmat mund të mos jenë mbledhur, është i bindur totalisht se ata firma janë aty. Nuk mund të ulet koka si struci. Unë ofrova zgjidhje kompromisi dhe të verifikonin firmat dhe formularët, çdo verifikim që do kërkonin, kjo nuk  u pranua.

U kërkua një Kuvend tjetër. Më shumë se ka thënë Artan Fuga që e lexova, do jetë një antimiting. Për mua, vlerat e PD sot janë vënë në diskutim, nga kjo Kryesi që duhet të mbronte vlerat e sidomos demokratët. Sot janë përbuzur demokratët vetëm për interesa. Dy nënkryetarë thanë që mirë se të vijë shkatërrimi i partisë nëse është e nevojshme. E thonë këtë për interesa të karriges së tyre”, u shpreh Paloka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco