Kriza në PD/ Ivi Kaso: Anëtarësia mori në dorë fatet e veta, Kuvendi në 11 dhjetor

Kriza në PD/ Ivi Kaso: Anëtarësia mori në dorë fatet e veta, Kuvendi në 11 dhjetor

20:22, 15/11/2021
A+ Aa A-

Si zgjidhje të krizës së madhe që ka përfshirë Partinë Demokratike, Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, gjatë ditës së sotme, propozoi Ivi Kason për negociator së bashku me Ervin Minarollin.

Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD, Kaso tha se beson te fuqia e votës dhe e anëtarësisë dhe se lidershipi aktual duhet të votëbesohet.

Sipas Kasos, thirrja për ta mbledhur Kuvendin në dt. 18 është në drejtim të kundërt dhe shkon në thellimin e ndarjes sepse i ndan njerëzit në mbështetës të Kuvendit të parë dhe të dytë.

Ivi Kaso: Besoj te fuqia e votës dhe e anëtarësisë, lidershipi duhet të votëbesohet. Meqënse se bëri, e mori anëtaresia fatin në duart e veta, tani nuk mund të injorojmë vullnetin e demokratëve. Janë të gjitha mekanizmat që të verifikohët vullneti i tyre dhe të mblidhet kuvendi në dt 11 dhjetor. Thirrja për ta mbledhur në dt. 18 është në drejtim të kundërt dhe shkon në thellimin e ndarjes. Sepse i ndan njerëzit në mbështetës të Kuvendit të parë dhe të dytë. Procedura, që u tha se nuk qënka respektuar nuk mund të zhbëjë thelbin e së drejtës, por është për të garantuar të drejtën e demokratëve për tu mbledhur në dt. 11 dhjetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco