‘E humbe shansin’/ Këlliçi-Bashës: Meqë je dakord me Kuvendin, paraqiti pikat e tua në 11 dhjetor

‘E humbe shansin’/ Këlliçi-Bashës: Meqë je dakord me Kuvendin, paraqiti pikat e tua në 11 dhjetor

19:32, 15/11/2021
A+ Aa A-

Në mbledhjen e Kryesisë së PD, Lulzim Basha është ‘kryqëzuar’ nga deputetët e kësaj force politike, sa i takon datës së mbajtjes së Kuvendit Kombëtar.

Deputeti Belind Këlliçi i ka kërkuar Bashës që pikat e tij t’i shtrojë në rendin e ditës të paraqitur nga anëtarët, ku edhe i ka kërkuar që të paraqitet në Kuvend në datën 11 dhjetor, datë kur është dakordësuar me 4200 firmëtarët.

Këlliçi: Ke nxjerr njoftim të paligjshëm. Statuti i FRPD-së është i dorëzuar në instancat më të larta europiane të EPP dhe institucione të tjera. Meqë ke ndërruar 180 gradë qëndrim dhe tani e pranon që ka nevojë për Kuvend, bujrum hajde në Kuvend në datë 11, bashkohu me 4200 delegatët.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco