Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha deklaratë për mediat

Berisha: Kuvendi do mblidhet më 11 dhjetor, asnjë forcë nuk e ndal

Berisha: Kuvendi do mblidhet më 11 dhjetor, asnjë forcë nuk e ndal

19:14, 15/11/2021
A+ Aa A-

Lideri historik demokrat, Sali Berisha tha në konferencën për shtyp se Kuvendi Kombëtar i PD do të mblidhet më 11 dhjetor.

“Peng-kryetari ka mbledhur kryesinë false të kësaj partie, e cila në masën 60 përqind të saj është zgjedhur në dhunim flagrant të statutit të partisë, jo me votën e fshehtë të Këshillit Kombëtar, dhe njofton datën që i jep Edi Rama pengut të tij, 28 dhjetorin.

Nuk do ketë asnjë forcë dhe asgjë që mund të nëpërkëmbë firmat e delegatëve. Kuvendi i PD do të mblidhet në datën e shpallur prej tyre. Ai nuk do të mblidhet sipas rendit të ditës së peng-kryetarit, por sipas rendit të ditës të firmosur në formularin e tyre.

Ta harrojë kush se mund të luajë me revolucionin paqësor në Shqipëri. Mjerë ata që kërkojnë të përballen me të. Ndaj i them Edi Ramës hiq dorë. Idealet e demokratëve nuk mund t’i mposhtë askush.

Peng-kryetarit i them se me 11 dhjetor, je i ftuar të vish në Kuvendin e PD. Këtë nuk e thërret përfaqësia, por e thërret anëtarësia. Përfaqësia donte me çdo kusht ta bllokonte, ndaj e thirri anëtarësia. E njoftoj peng-Bashën se data 11 është vetëm data e fillimit të Kuvendit, i cili do e vazhdojë punën deri me rivendosjen e plotë të pluralizmit në Shqipëri.

Pengmarrësi dhe pengu duan të vjedhin agjendën e Kuvendit. U them i vini gishtin në kokë se ata që kanë vënë firmën aty, nuk do pranojnë që njeri në botë t’u ndryshojë edhe një germë nga agjenda që kanë përcaktuar,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco