Shkullaku: Çdo deklaratë e Yuri Kim rëndon pozitën e Luli Bashës dhe i hap rrugën Berishës

Shkullaku: Çdo deklaratë e Yuri Kim rëndon pozitën e Luli Bashës dhe i hap rrugën Berishës

21:06, 11/11/2021
A+ Aa A-

Gazetari Armand Shkullaku akuzon ambasadoren e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim se ndërhyn në çështjet e brendshme si dhe mbështet qeverinë.  

Ai theksoi se deklaratat dhe intervistat e Kim rëndojnë pozitën e Lulzim Bashës dhe i hapin rrugën Sali Berishës.  

Shkullaku komentoi edhe deklaratën e djeshme të Yuri Kim e cila deklaroi se njeh Lulzim Bashën si kryetar i PD.

"Intervista është kërkuar nga Yuri Kim pikërisht ditën kur z.Berisha do të bënte dorëzimin e 4200 firmave. Kim thotë se sa më shumë të shtojë presionin, sa më shumë të thotë se zotin Berisha nuk e njohim, do të njohim zotin Basha dhe do të krijojë ndonjë efekt çudibërës dhe zoti Berisha të zhduket, të avullojë. Por problemi është se kjo do të bëjë të kundërtën. Sa më shumë ambasadorja të përpiqet t'i mëshojë këtij fakti, aq më tepër do të jenë të pabesueshëm. Sepse ka një % shumë të madhe të shqiptarëve, mes tyre edhe unë, që besojnë se ambasada amerikane 5 vitet e fundit e ka harruar rolin e arbitrit dhe është bërë palë me qeverinë shqiptare. Donald Lu paraqiste Samir Tahirin si policia e suksesit që zhduku drogën nga Shqipëria. Ndaj, çdo intervistë që jep ambasadorja e rëndon zotin Luli Basha dhe i hap rrugë Sali Berishës", u shpreh Shkullaku.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco