Garo: S’kam pasur komunikim të sinqertë me Bashën, Foltores së Berishës iu bashkova në mënyrë natyrale

Garo: S’kam pasur komunikim të sinqertë me Bashën, Foltores së Berishës iu bashkova në mënyrë natyrale

21:07, 11/11/2021
A+ Aa A-

Drejtoresha e Komunikimit Floriana Garo, në një intervistë në Çim Peka Live në Syri Tv, foli për Bashën dhe Berishën, si dhe përvojën në PD.

Garo thekson se nuk ka pasur komunikim të sinqertë me Bashën, duke shtuar se Foltores së Berishës i është bashkuar në mënyrë natyrale.

“Nuk kam patur komunikim të lirë dhe të sinqertë me Bashën. Kam pritur të thuhet se pse humbëm e nuk kishte asgjë, por vetëm heshtje, heshtje, heshtje. Kam pritur dhe ia kam shprehur Bashës se raporti me të në fund ishte i çuditshëm. Pas kësaj, unë i jam bashkuar Foltores së Berishës në mënyrë natyrale.  

Pasi Berisha u shpall non grata, kisha dyshime, por burrëria si reagoi, ishte shumë për t’u vlerësuar e jam frymëzuar nga kjo gjë. Duke parë entuziazmin e Berishës, i jam përgjigjur “Po”, për të qenë pranë njerëzve, pranë demokratëve. Unë kam jetuar në Amerikë dhe aty kam mësuar se njeriu nuk ka asgjë, nëse nuk ka lirinë e shprehjes e prandaj të rinjtë duhet që të shohin shpresën te Foltorja”, u shpreh Garo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco