Meta dekreton lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në OSBE

Meta dekreton lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në OSBE

16:45, 11/11/2021
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në OSBE rezident në Vjenë. 

Diplomati Igli Hasani lirohet nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë pranë OSBE dhe organizatave ndërkombëtare. 

"Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, pika 2, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, bazuar në propozimin e Kryeministrit, me nr. 4562/1 prot., datë 7.10.2021, ka dekretuar:
 
Lirimin e zotit Igli Hasani nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare, në Vjenë, rezident
", thuhet një njoftimin e Presidencës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco